Mirëqenie

January 4, 2018 | 8:08

Të luftosh rënien e flokëve me lëng limoni

Lëngu i limonit është shumë efektiv kundër zbokthit dhe rënies së flokëve. Ju mund t’i shtoni efektet duke e përzierë atë me ujin nga arra e kokosit ose me të bardhë veze.

Flokët kanë qenë gjithmonë një aspekt shumë i rëndësishëm i bukurisë dhe, nëse trajtohen, na ndihmojnë të kemi një imazh më të mirë dhe vetësiguri. Për shumë njerëz, flokët e gjatë, të trashë dhe me shkëlqim është bërë një objektiv që duhet arritur, duke aplikuar vazhdimisht dhe duke ndryshuar trajtimet e bukurisë.

Megjithatë, ekspozimi i tepërt ndaj ndotjes së mjedisit, kimikateve dhe rrezet e diellit, mund t’i dëmtojë shpesh ato. Një nga problemet më të përgjithshme të kohëve që jetojmë është humbja e tepërt e flokëve. Natyra na siguron disa receta që kanë aftësinë për të zëvendësuar flokët, duke u dhënë atyre fuqi dhe vitalitet në një kohë të shkurtër. Është rasti i lëngut të limonit, një përbërës i vlerësuar në gatim, në mjekësinë natyrore dhe në fushën e bukurisë.

Pse limoni na ndihmon ndaj rënies së flokëve?

Limoni është një nga agrumet të përdorura më gjerësisht në botë. Është një burim i rëndësishëm i vitaminës C, acidit folik, vitaminës B dhe kripërave minerale të domosdoshme për të gjitha funksionet e trupit. Ndër përdorimet e tij në kozmetikë kujtojmë se është shumë i mirë për flokët dhe se, përveç ribalancimit të pH natyral të kokës, ndihmon në frenimin e humbjes së flokëve dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Zbatuar rregullisht, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të  zakonshme të tilla si: zbokth ose dobësimin e folikulës së flokëve. Lëngu i limonit ofron shkëlqim në flokë dhe mban gjallë efektin e rritjes.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi viverepiusani.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top