Parfumi i një partneri mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit. Këtë e konfirmojnë kërkime të reja psikologjike nga Universiteti i British Columbia.
Studimi, i botuar dje në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale, gjeti që femrat ndiheshin më të qeta pasi u ekspozuan në aromën e partnerit të tyre. Anasjelltas, duke u ekspozuar ndaj aromës së një të huaji kishte një efekt të kundërt dhe ngriti nivelet e hormonit të stresit, kortizolit.
“Shumë njerëz veshin trikon e partnerit të tyre ose flenë në anën e krevatit të partnerit kur ai është larg, por nuk mund të kuptojnë pse ata sillen kështu,” tha Marlise Hofer, autori kryesor i studimit.
“Gjetjet tona sugjerojnë se parfumi i një partneri, madje pa praninë e tyre fizike, mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në zvogëlimin e stresit”.
Për studimin, hulumtuesit rekrutuan 96 çifte.
“Me globalizimin, njerëzit gjithnjë e më shumë po udhëtojnë për punë dhe lëvizin në qytete të reja”, thonë studiuesit. “Hulumtimi ynë sugjeron se diçka e thjeshtë si mbajtja e një rrobe veshur nga një person i dashur mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit kur jeni larg nga shtëpia”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.