FB

April 5, 2021 | 9:20

Teknika për nxitjen e vëmendjes dhe përqendrimit të fëmijëve. Orientime për prindërit…

Mungesa e përqendrimit dhe e vëmendjes, vështirësitë e fëmijëve për të përfunduar detyra të caktuara që më parë kryheshin normalisht, vështirësia për t’u përshtatur me rutinën e re, janë shqetësimet kryesore të prindërve përgjatë kësaj periudhe.

Nga Lorela Garuli 

Në këtë shkrim gjeni disa hapa dhe teknika të strukturuara e të ilustruara, të cilat ju vijnë në ndihmë dhe mund t’i zhvilloni në shtëpi me fëmijët tuaj.

Mund të kryhen tek fëmijët e moshës parashkollore deri tek mosha 10-vjecare afërsisht. Kanë të bëjnë me zhvillimin dhe stimulimin e përqendrimit, vëmendjes e pastaj të kujtesës së fëmijëve, duke qenë se janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

I shohim me radhë:

  1. Fëmija tregon një ngjarje dhe e regjistrojmë në audio. Më pas, i kërkojmë ta ritregojë njësoj dhe verifikojmë kujtesën dhe përqendrimin.
  2. Fëmija vështron një fletë me disa vizatime për disa çaste dhe më tej përpiqet t’i kujtojë pa i parë.
  3. Shikon një model të ngjyrosur dhe më pas ngjyros një identik, thjesht duke e kujtuar, pa e parë.
  4. Pasi lexon një tekst, i përgjigjet 10 pyetjeve mbi tekstin (kush, ku, kur, pse?)
  5. Vëzhgon një vizatim dhe përpiqet të zbulojë se çfarë i mungon
  6. Autobiografitë/mbajtja e një ditari ku shkruan ngjarjet dhe emocionet duke i rikujtuar herë

Disa ilustrime:

Teknika 2

Teknika 3

Teknika 5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top