Mirëqenie

August 29, 2020 | 8:20

Temperatura të larta? Ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Në periudhën në të cilën jemi, ku temperaturat janë shumë të  larta është e rëndësishme që të siguroheni që po konsumoni ushqimet e duhura dhe po pini shumë ujë.

Ka disa ushqime që konsiderohen më të mira për t’iu mbajtur më të freskët se të tjerat në këtë kohë. Ndërsa mund të jeni duke menduar për një akullore, ajo që duhet të dini është se ato kanë një efekt të përkohshëm ftohës.

Për të qenë të freskët në këto ditë të nxehta është e rëndësishme që të konsumoni shumë lëngje, apo edhe supëra të ndryshme me perime. Këto janë mënyra të mira për të mbajtur jo vetëm trupin të hidratuar, por edhe për të evituar temperaturat e larta në trupin tuaj.

Rekomandohet të pini gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë ose lëngje të tjera. Por kini kujdes nga sheqernat natyrale në lëngje. Ju mund të zgjidhni gjithashtu që të konsumoni edhe ushqime të tilla si luleshtrydhe, pjepër, marule dhe selino.

Kosi është gjithashtu zgjedhja e duhur, kështu që sigurohuni që ta përfshini atë në dietën tuaj. Mos evitoni supat me perime sepse janë të pasura me lëng dhe bëjnë të mundur që trupi juaj të jetë i freskët për një kohë më të gjatë.

Konsumimi i një vakti të pasur me ushqime pikante mund të mos duket ideal, por nxit trupin për të djersitur, gjë që do t’iu ndihmojë të ndiheni më të freskët.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top