FB

February 6, 2023 | 13:24

Tërmeti: këshilla për të kapërcyer traumën

 

Koncepti kyç që del nga sugjerimet është ai i “dialogut”. Me pak fjalë, fëmijët duhet të ndjehen të lirë të bëjnë pyetje dhe të shprehin lirshëm frikën dhe shqetësimet e tyre. Nga ana tjetër, prindërit duhet të dinë të dëgjojnë dhe duhet të jenë të gatshëm të shpjegojnë atë që po ndodh në mënyrë të thjeshtë dhe të sinqertë.

c

-Gjeni kohën dhe qetësinë e nevojshme për të qenë me fëmijët tuaj dhe bisedoni me ta;

-Dëgjoni pyetjet e tyre, edhe nëse ato janë të përsëritura dhe këmbëngulëse, dhe përgjigjuni atyre me sinqeritet;

-Shmangni sa më shumë që të jetë e mundur të tregoni ankthin dhe shqetësimet tuaja;

-Zgjidhni fjalë të thjeshta dhe përdorni shembuj konkretë dhe të kuptueshëm që fëmijët të shpjegojnë se çfarë po ndodh;

-Respektoni emocionet dhe frikën e fëmijëve [ose të rinjve], edhe nëse ato mund të duken të tepërta ose të paarsyeshme;

-Shmangni që fëmijët të ekspozohen ndaj situatave që kujtojnë ngjarjen traumatike të përjetuar: ekspozimi i përsëritur ndaj imazheve të dhimbshme televizive është një shembull;

-Kushtojini vëmendje mënyrës sesi ankthi mund të shprehet tek fëmijët ose adoleshentët: dhimbjet e përsëritura të kokës ose barku, pa identifikuar ndonjë shkak organik, mund të jenë simptoma të traumës.

-Mbështesni fëmijët dhe respektoni gjithmonë këndvështrimin dhe emocionet e tyre;

-Bëjini ata të ndihen të rëndësishëm në menaxhimin e orëve të para pas tërmetit dhe në procesin e rikthimit në normalitet, duke vlerësuar ndihmën dhe aftësitë e tyre;

-Kushtojini vëmendje çdo sjelljeje agresive ose vetë-shkatërruese dhe, nëse qëndrime të tilla vazhdojnë, kërkoni ndihmë nga një ekspert.

 

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top