Teste

January 30, 2020 | 9:01

TEST / A je kërkuese në dashuri?

Kur ishe e vogël ëndërroje princin e kaltër, të bukur, romantik, inteligjent, me humor dhe me mijëra përkujdesje për ty. Duke u rritur, ke kuptuar që në të vërtetë është më pakt perfekt dhe që meshkujt nuk janë të gjithë xhentëlmenë të vërtetë. E megjithatë kjo nuk të pengon të mendosh se duhet pak impenjim nga ana e tyre, shpirti i iniciativës dhe shfaqja e ndjenjave e përkujdesjeve. Por mos kërkoni shumë, pasi rrezikon që ai të largohet.

Çfarë pret nga partneri? Je shumë kërkuese dhe posesive? Për ta mësuar përgjigjuni pyetjeve të testit…

  1. I dashuri të ndihmon të gatuani darkën, por i ka djegur komplet qepët që duhet të skuqte…

a. I bërtet: sikur duhet diplomë për të skuqur qepët!

b. I kërkon të skuqë një qepë tjetër. Herën e dytë nuk do e djegë.

c. E falënderon dhe merresh vetë me darkën.

  1. Si vishet i dashuri yt?

a. Të pëlqen që të vishet mirë, por e lejon që të veshë edhe bluzën e vjetër që mban në shtëpi.

b. E urren mënyrën se si vishet, por nuk dëshiron ta ofendosh.

c. I ke dhuruar të gjitha rrobat e tij dhe do ta çosh në dyqan të blejë të reja.

  1. Pas pak ditësh është ditëlindja jote.

a. Shpreson që të të dhurojë unazën që ëndërron prej kohësh në një restorant luksoz.

b. Shpreson që të kujtohet që ke ditëlindjen.

c. Shpreson të gjejë një dhuratë origjinale dhe të personalizuar.

  1. Kur je e mërzitur:

a. Strukesh në kraharorin e tij që të të ngushëllojë.

b. I shkarkon të gjitha problemet që ke dhe pret të të kuptojë.

c. Merr kurajë dhe mundohesh të ndryshosh humor.

  1. Ke gjithnjë e më shumë dëshirë të martohesh:

a. I kërkon të të kërkojë dorën në familje.

b. Shpreson që edhe ai të mendojë të njëjtën gjë.

c. I lë nëpër shtëpi shenja që ta kuptojë e të të bëjë pyetjen e shumëpritur.

  1. Ke ndryshuar modelin e flokëve. Nuk e ka kuptuar…

a. Nuk bën gjë. Meshkujt janë të vëmendshëm ndaj këtyre gjërave.

b. E pyet se ç’mendon.

c. Rri turivarur.

  1. Në shtëpi…

a. Ke përpunuar një skemë në Excel për të ndarë në mënyrë të barabartë punët e shtëpisë.

b. Bën vetë gjithçka.

c. I kërkon ndihmë në kuzhinë e për pastrim.

  1. Mes punës, palestrës dhe miqve… mendon se nuk ka më kohë për ty:

a. Pret me durim që të gjejë një çast edhe për të ndenjur me ty

b. I shpjegon se ritmi i tij frenetik të bën të vuash

c. I jep një ultimatum.

  1. Duhet të shkoni në kinema. Ai dëshiron të njohë një film aksion, ti preferon një komedi romantike…

a. I thua: o komedinë romantike o asgjë. Është më mirë të heqë dorë nga mendimi i tij.

b. Preferon të mos e inatosësh: nuk i duron komeditë romantike.

c. Epo mirë, sot le të shohim filmin aksion. Herës tjetër komedinë.

  1. Çfarë pëlqen më shumë tek ai?

a. Humori dhe karizma e tij.

b. Devotshmëria dhe përkushtimi që ka.

c. Aftësia e tij për të dëgjuar.

Më shumë A | KËRKON SHUMË

TI: Je shumë kërkuese. Beson ende te përralla e princit të kaltër dhe shpreson që ai t’i përshtatet sa më shumë këtij imazhi. Argëtues, i edukuar, i sjellshëm, plot me surpriza, përkujdesje të vogla, i bukur… Do me çdo kusht që partneri t’i korrespondojë mashkullit ideal që ke ëndërruar gjithmonë. Edhe duke këmbëngulur derisa të pranojë dëshirat e tua. Me këmbëngulje tirani, kërkon gjithnjë e më shumë, nuk dorëzohesh asnjëherë. Lëre të marrë frymë!

Këshilla jonë: Bëj kujdes, rrezikon ta humbasësh! Partneri nuk është një qenush të cilin mund ta detyrosh të bëjë çfarë të duash. Ai ka dëshira dhe personalitetin e vet. Lëre të jetojë dhe mëso ta duash për atë që është!

Më shumë B | JE E BUTË

TI: Ke pritshmëri për partnerin dhe nuk heziton t’ia bësh të ditur. Por e di që nuk mund të kesh gjithçka dhe përshtatesh ndaj nevojave të partnerit. Megjithatë nuk je e gatshme të durosh çfarëdolloj gjëje. Duke dëgjuar se cilat janë nevojat dhe dëshirat e tij, mundohesh të gjesh kompromiset e nevojshme derisa secili prej jush të jetë i lumtur. Një sjellje e matur dhe konstruktive, të cilin partneri e vlerëson çdo ditë.

Këshilla jonë: Të lumtë! Vazhdo kështu. Je një model i vërtetë tolerance. Dialogu është sekreti i një marrëdhënieje pa frustrim dhe kundërshti.

Më shumë C | NUK PRET ASGJË

TI: Nuk ke asnjë kërkesë për partnerin. Ke shumë frikë se mos largohet, ndaj e lë veten të tërhiqet nga marrëdhënia, e vëmendshme ndaj dëshirave të partnerit. Me çdo kusht, madje duke hequr dorë nga dëshirat e tua dhe pranon çdo gjë. Bën pjesë në një marrëdhënie dominuese dhe i pranon të gjitha frustrimet pa thënë asnjë fjalë.

Këshilla jonë: Reago! Bëj një përmbledhje të situatës dhe kupto se çfarë realisht kërkon nga një lidhje dashurie. Nëse ke përshtypjen se po sakrifikon të gjitha nevojat që ke nga frika se mos e humbet, fol me partnerin dhe mundohuni të riekuilibroni marrëdhënien. Në dashuri nuk duhet të kesh frikë të shprehësh dëshirat që ke. Reago!

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top