FB

August 4, 2022 | 9:45

Test / Cila është cilësia juaj më e madhe?

Ndër cilësitë e shumta që ju përfaqësojnë, a dini të thoni se cila është më e rëndësishmja, ose ajo që ju dallon si person? Analizoni personalitetin tuaj duke u munduar t’i përgjigjeni sinqerisht pyetjeve të mëposhtme, duke u udhëhequr nga instinkti. Në këtë mënyrë do të mund të zbuloni cilësinë tuaj më të mëdha, atë që transmetoni më së shumti dhe që të tjerët jua vlerësojnë. Do të jetë bujaria, respekti, besnikëria apo ndoshta ndjenja e humorit? Zbulojeni menjëherë…

Si e kaloni zakonisht kohën e lirë?

  1. Lexoj, shkruaj, vizatoj
  2. Aktivitet në ajër të pastër
  3. Argëtohem me miqtë

E konsideroni veten…

  1. Optimist
  2. Pesimist
  3. Realist

Çfarë vendi zënë në jetën tuaj miqtë dhe familja?

  1. Janë në vend të parë
  2. E para është familja
  3. Të parët janë miqtë

A i besoni të tjerëve?

  1. U besoj pak
  2. U besoj shumë
  3. U besoj vetëm atyre që njoh

A ia dilni ta falni një padrejtësi?

  1. Po, fal dhe nuk mbaj inat
  2. Vetëm në disa raste arrij të fal
  3. Nuk fal edhe aq lehtë

E konsideroni veten serioz?

  1. Shumë
  2. Mjaftueshëm
  3. Pak

Çfarë marrëdhënie keni me kafshët?

  1. Empatike, i adhuroj kafshët!
  2. Të mirë, por u qëndroj larg
  3. Nuk më pëlqejnë shumë

Çfarë roli keni në grup pune?

  1. Jam kreativ, çdo gjë e vë në praktikë
  2. Jam lider, marr vendime
  3. Jam mendja, propozoj ide

Kujt i trembeni më shumë?

  1. Injorimit nga të tjerët
  2. Të flas në publik
  3. Tradhtisë

Çfarë vlerësoni tek të tjerët?

  1. Humorin
  2. Inteligjencën
  3. Bujarinë

MË SHUMË A | BESNIKËRIA

Cilësia që dallon në personalitetin tuaj ështëbesnikëria! Jeni një njeri korrekt, që besoni te vlerat, si miqësia dhe dashuria, të cilat për ju janë të shenjta dhe të përjetshme. Keni tendencën që në jetën tuaj të pretendoni nga të tjerët të njëjtën ndershmëri që jepni dhe kjo gjë, ndonjëherë, ju bën të mbeteni të zhgënjyer nga njerëzit. Besueshmëria juaj dhe vëmendja ndaj situatave ju bën një njeri shumë të vlerësuar nga të tjerët. Parimi i jetës suaj mund të jetë: “Besnikëria është diçka që e jep, pavarësisht nga çfarë merr në këmbim. Kur jepni besnikëri, merrni edhe më shumë, ose nga besnikëria dalin në pah edhe cilësi të tjera më të mëdha.”

MË SHUMË B | KUJDESI

Cilësia që spikat në personalitetin tuaj është kujdesi! Jeni një njeri i organizuar, që ju pëlqen të planifikoni në detaje të gjitha aktivitetet tuaja. Edhe përkundrejt të tjerëve tregoni se jeni i kujdesshëm, duke u munduar të jepni sugjerime dhe këshilla, por edhe duke bërë vëzhgime të nevojshme kur shihni se diçka nuk po shkon siç duhet.Ju pëlqen që çdo gjë të jetë në vendin e vet, edhe në kokën tuaj, ndaj mundoheni të mos i lini asnjëherë gjërat pezull dhe kujdeseni që të çoni deri në fund të gjitha objektivat që i keni caktuar vetes. Parimi i jetës suaj mund të jetë: “Një person që tregon kujdes për një tjetër, përfaqëson vlerën më të madhe të jetës.”

MË SHUMË C | BUJARIA

Cilësia që dallon në personalitetin tuaj është bujaria! Jeni një njeri i mirë dhe me parime të shëndosha, që mundohet gjithmonë të ndihmojë të tjerët pa kërkuar asnjëherë diçka në këmbim. Kush ju njeh e vlerëson shumë këtë cilësi tuajën dhe dallon te ju një altruizëm të pastër, pa qëllime të fshehta. Kjo cilësi e juaja ju shpërblen pothuajse gjithmonë, por bëni kujdes, pasi dikush mund të përfitojë shumë! Parimi i jetës suaj mund të jetë: “Njerëzit me të vërtetë bujarë nuk janë ata që japin shumë, por që japin diçka të cilën e kanë shumë për zemër.”

 

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top