FB

April 6, 2021 | 8:50

TEST / Dini të ruani qetësinë?

Ndoshta të gjithë mendojmë dhe synojmë të jemi të qetë dhe të kujdesshëm, por mjafton realisht fare pak për t’i treguar vetes që jo, nuk është tamam kështu. Ngjarjet e fundit kanë treguar se kontrolli i impulseve nuk duhet marrë si i mirëqenë, sidomos në situatat e një emergjence reale si kjo që po kalojmë. Jeni një njeri që edhe në rrethanat më të vështira ruani qetësinë apo i shprehni instinktivisht ndjenjat tuaja? Bëni testin dhe zbuloni menjëherë nëse dini të ruani qetësinë.

  1. Eprori juaj ju qorton padrejtësisht para kolegëve. Ju…

a. Merrni frymë thellë dhe i kërkoni të flisni pa praninë e të tjerëve

b. I përgjigjeni ashpër në prani të të gjithëve

  1. Shoqja juaj ndahet nga i dashuri, ti:

a. I qëndron pranë sa më shumë të jetë e mundur

b. I telefonon atij për ta qortuar

  1. Në mediat sociale flitet për një sëmundje ngjitëse. Ç’bëni?

a. Informoheni për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë

b. Njoftoni të gjithë miqtë dhe familjarët

  1. Dikush bën shaka me ju. Ç’bëni?

a. Qeshni

b. Inatoseni

  1. Zgjidhni një element:

a. Uji

b. Zjarri

  1. Në dashuri jeni shumë xheloze?

a. Jo shumë

b. Po, shumë

  1. E mbani veten më shumë për:

a. Racionale

b. Aspak racionale

  1. Nëse do të ishit një ushqim, do të ishit:

a. Një pjatë makarona

b. Një ëmbëlsirë

  1. Nëse do të ishit një ngjyrë do të ishte afrohej më shumë me:

a. Të bardhën

b. Të zezën

Më shumë A

E qetë dhe e palëkundur, si një lis

Jeni e fortë dhe e palëkundur: asgjë nuk ju shqetëson më shumë se sa duhet. Lajmet e shkëlqyera apo dhe ato më të këqijat nuk ju trondisin, pasi ju ndjeni se të humbni kontrollin është gjëja e fundit që duhet të bëni. Jeni një njeri që vështirësisht alarmoheni dhe në çdo rast dikujt i duhet shumë sforco që t’ju bëjë të humbni qetësinë.

Më shumë B

E drithëruar si një gjethe

Nuk është pjesë e karakterit tuaj të jeni e qetë dhe e mendueshme, përkundrazi. Sapo diçka ju shqetëson, shkundeni menjëherë si një gjethe kur fryn erë. Ju inatos diçka apo dikush, ju tremb diçka apo dikush, ju shqetëson një mendim? Në secilin nga këto raste ju reagoni instinktivisht dhe nuk e ruani fare qetësinë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top