FB

October 12, 2021 | 8:45

TEST / Jeni të stresuar apo të lodhur?

Shpesh nuk ia dilni të kuptoni se kur duhet të hiqni prizën, sepse keni tendencën të mbivlerësoni burimet tuaja psikofizike duke injoruar sinjalet që ju dërgon trupi. Apo jeni një tip shumë dinamik, që ju pëlqen të keni gjithmonë diçka për të bërë. Nëse doni të zbuloni se si jeni, bëni testin tonë dhe vini në praktikë këshillat e ekspertëve.

  1. NË ZYRË KA DALË NJË PROBLEM URGJENT, POR ASKUSH NUK DO TA ZGJIDHË. JU:

a. Edhe sikur të grindeni me kolegët, bëni të mundur që dikush ta zgjidhë

b. Nuk ia dilni të ndrydhni ndjenjën e përgjegjësisë dhe e zgjidhni vetë

c. Vini në dijeni personat që e kanë për detyrë ta zgjidhin

  1. KENI KALUAR NJË DITË TË KEQE DHE PARTNERI DËSHIRON TË BËJË DASHURI. JU:

a. E refuzoni, sepse nuk ndiheni mirë

b. Jepeni, sepse nuk doni ta zhgënjeni

c. Pranoni, sepse dashuria ju qetëson

  1. MBRËMË JENI VONUAR ME MIQTË. SOT:

a. Punoni shumë ngadalë

b. Nuk jeni në humor të mirë

c. I premton vetes se nuk do të dilni më deri vonë me miqtë

  1. PARTNERI FTON DISA MIQ PËR DARKË NË MOMENTIN E FUNDIT. JU:

a. Jeni e detyruar të gatuani diçka

b. Jeni e lumtur që do të jeni në shoqërinë e miqve

c. I kërkon të ftuarve që t’ju ndihmojnë me darkën

  1. KUR NDIHENI E LODHUR:

a. Ju zë gjumi në çdo moment

b. I shteroni të gjitha energjitë tuaja

c. Jeni e inatosur dhe ankoheni

  1. ZAKONISHT GJATË PUSHIMEVE JENI NJERIU QË:

a. Organizon gjithçka dhe merr masa edhe për ndonjë situatë të papritur

b. Nuk pushoni asnjëherë

c. Jeni gjithmonë në kërkim të diellit dhe pushimit absolut

  1. SHOQJA JUAJ PO VUAN PËR DASHURINË. JU:

a. I thoni se nëse nuk ndjek këshillat tuaja nuk do ta dëgjoni më

b. Çdramatizoni situatën dhe nuk përfshiheni shumë në çështjet e saj

c. E ngushëllon dhe këshillon të heqë dorë

  1. NËSE PAS NJË JAVE DIETË JENI DOBËSUAR VETËM 500 GR:

a. Hiqni dorë nga dieta

b. Vazhdoni me vendosmëri

c. Regjistroheni në palestër

Më shumë A

E LODHUR NË MËNYRË TË SHËNDETSHME

Ju pëlqen të jeni gjithmonë në lëvizje, por e dini mjaft mirë se stresi ju dëmton. Për këtë arsye mundoheni të ruani shëndetin psikofizik, nuk mbingarkoheni me detyra të shumta. Sidoqoftë tregoni kujdes që të mos i largoheni detyrave dhe përgjegjësive tuaja.

Më shumë B

PAK E LODHUR

Detyrat e shumta nuk ju trembin. I përjetoni si stimuj, falë rezistencës fizike dhe parimeve tuaja. Kjo gjë ju bën që të jepni gjithnjë e më shumë, duke qenë e pavëmendshme ndaj sinjaleve të alarmit që ndoshta po ju dërgon trupi. Dëgjojini ato, në mënyrë që të evitoni shqetësimet e shëndetit, të cilat më pas duhet t’i kuroni.

Më shumë C

NË STRES

Karakteri juaj kokëfortë nuk ju lejon asnjëherë që të valëvitni flamurin e bardhë. Rezultati është që, për shkak të stresit dhe tensioneve rrezikoni të dëmtoni shëndetin dhe të humbisni harmoninë. Nëse ju duket një çmim shumë i lartë për t’u paguar, duhet të filloni ta doni më shumë veten.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 159

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top