Teste

July 28, 2016 | 8:43

TEST/ Sa e duroni vjehrrën tuaj?

Vjehrrat, temë e sikletshme! Të gjitha ne kemi ndonjë mikeshë, marrëdhënia e së cilës me bashkëshortin është prishur pikërisht për shkak të mamasë së tij. Se sa problematike mund të jetë marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës, mund ta kuptojmë nga numri i lartë i komenteve nëpër blogje në internet të cilat fajësohen për “kordonin e hekurt umbelikal”. Shpesh janë mbytëse përtej masës kundrejt djalit të tyre, i cili nuk arrin asnjëherë të çlirohet plotësisht nga prania e saj. Po ju, ç’marrëdhënie keni me vjehrrën tuaj? Është ajo marrëdhënia tipike me inate e mëri, apo mes jush ekziston një ndjenjë respekti dhe miqësie? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë…

Pyetjet:

1. Cila ishte përshtypja juaj kur u takuat për herë të parë me vjehrrën?

a. Simpatike

b. Ishte akoma shpejt për t’i kuptuar tipin

c. Shpresonit të ishte ndryshe

 

2. Kur vjehrra ju tregon një ngjarje që i ka ndodhur:

a. Flet në mënyrë të ngrohtë dhe zbavitëse

b. Është shumë koncize

c. Zgjatet në detaje të panevojshme

 

3. Si ndiheni kur jeni në prani të partnerit dhe nënës së tij?

a. Shumë mirë

b. E qetë

c. Mezi prisni që ajo të largohet

 

4. Partneri ju njofton se do të darkoni edhe me mamanë e tij:

a. Shkoni të bëheni gati me kënaqësi

b. Mund edhe t’ju njoftonte më parë

c. Do të preferonit një mbrëmje të qetë në shtëpi

 

5. Si do ta përshkruanit vjehrrën tuaj si grua?

a. Të dashur

b. Të këndshme

c. Të ftohtë

 

6. Ju dhe vjehrra juaj po përgatisni një vakt së bashku:

a. Bashkëpunoni dhe konsultoheni

b. Secila vepron sipas mënyrës së vet

c. Jep urdhra se si duhet të veprohet

 

7. Nëse vjehrra vjen në shtëpinë tuaj pa ju njoftuar:

a. Jeni e kënaqur

b. Uleni së bashku për biseda

c. Këtu fillon problemi…

 

8. Me ardhjen e një nipi apo mbese, mendoni se vjehrra juaj:

a. Do të ishte shumë e lumtur

b. Do të ishte e lumtur për ju të dy

c. Do të ishte gjithnjë aty, duke futur hundët

 

9. Për Krishtlindje mendoni të bëni një dhuratë për vjehrrën:

a. I jepni rëndësi këtij momenti

b. Do të zgjidhnit një dhuratë klasike

c. Më mirë të kujdeset djali i saj për këtë pjesë

 

10. Kur vjehrra juaj përpiqet t’ju japë një këshillë:

a. E dëgjoni me kënaqësi, ajo ka më shumë eksperiencë se ju

b. Ka raste që ka të drejtë, ka raste jo

c. E bën që t’ju nënvlerësojë

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top