FB

January 17, 2022 | 9:08

Test / Si e filloni Vitin e Ri

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen se me vitin e ri fillon një jetë e re. Por për ta ditur sesi do të jetë ky vit, bëni këtë test: me çfarë gjendje shpirtërore do të përballeni me këtë vit që sapo ka trokitur? Me shumë qëllime të mira, me mendjen e freskët apo me shpresën për më mirë? Për ta ditur se sa energji do të mund të keni këtë vit, përgjigjuni pyetjeve tona dhe kini guxim të përballeni me këtë vit mbushur me optimizëm.

  1. Programi juaj për të pasur një trup perfekt në verë është…

a. Perime të ziera, qumësht i skremuar dhe aktivitet fizik, duke filluar që nga muaji shkurt.

b. Asgjë e veçantë: ushqyerja juaj është e ekuilibruar, si në verë ashtu dhe në dimër.

c. E kush ka dëshirë të mendojë për këtë gjë tani?!

  1. Në një faqe interneti shihni një palë çizme shumë të bukura…

a. Ia dërgoni linkun partnerin, duke shpresuar që ai ta kuptojë mesazhin tuaj.

b. Mbani shënim të gjitha pikat e shitjes dhe i blini.

c. Prisni uljen e çmimeve dhe shpresoni të gjeni masën tuaj.

  1. Surprizë! Në mëngjes zgjoheni në një vend të panjohur…

a. Fikni alarmin dhe vazhdoni flini.

b. Boh, po ky nuk është ai tipi që mbrëmë ju mbushte gotën e vodkës me lëng portokalli?

c. Uau, sa e bukur kjo shtëpi! Ngriheni dhe vizitoni me kureshtje shtëpinë.

  1. Sipas jush, përse një femër është e lumtur?

a. Sapo është kujtuar që uljet e çmimeve zgjasin edhe tri javë.

b. Ka zbuluar një funksion të ri të një programi, për të cilin po mundohej prej kohësh.

c. Ka blerë në internet një çantë firmato, me çmim më të lirë sesa në dyqan!

  1. Disa miq kanë ardhur për të pirë diçka në shtëpinë tuaj. Ora është nëntë e darkës dhe po ndjeni uri…

a. Bëni sikur ju hapet goja për gjumë. Është një mënyrë e edukuar për t’u dhënë të kuptojnë se është momenti për t’u larguar.

b. Prisni orën 22:00 që të gatuani një pjatë makarona me domate për të gjithë.

c. Telefononi në picerinë poshtë shtëpisë dhe porositni darkën edhe për ata.

  1. Çfarë mund të mendojë një femër kur sheh orën?

a. “Kjo orë më ka kushtuar sa qimet e kokës, por ama është shumë e bukur!”

b. Nuk më besohet që i dashuri po vonohet prapë. Ka shumë punë i shkreti!

c. A punon kjo orë?! Sa shtrenjtë e kam blerë!

  1. Keni vendosur të bëni not, por pishina afër shtëpisë është mbyllur…

a. Regjistroheni në një pishinë afër punës. Do të notoni gjatë pushimit të drekës.

b. Noti në dimër ju sëmur. Do të shkoni gjatë verës.

c. Nuk ka problem, keni një palestër poshtë shtëpisë.

MË SHUMË A | E MBINGARKUAR, E PADURUAR

Entuziaste, madje euforike, dëshironi të mund të realizoheni në të gjitha fushat, por për të bërë këtë gjë, keni nevojë të mësoni të rrisni kulturën tuaj të përgjithshme, të udhëtoni më shumë, të hani më mirë, të fitoni më shumë. Me pak fjalë, të rifilloni gjithçka nga e para. E apasionuar me qëllime të mira, i njihni mirë ato periudha ku përfshiheni nga dëshira për të jetuar, që ju shndërrojnë në një buldozer… virtual.

Kujdes: Pavarësisht entuziazmit dhe energjisë, rrezikoni të ktheheni menjëherë me këmbë në tokë, le të themi… brenda shkurtit. Sepse, nëse doni të bëni shumë gjëra njëherësh, mund të lodheni shpejt. Nuk është e nevojshme të luftoni në të gjitha fushat njëkohësisht. E pastaj, keni tendencën të ngatërroni dëshirat me projektet, realitetin me virtualen.

Çfarë të bëni: Ndalni për një çast që të strukturoni përparësitë tuaja dhe zgjidhni disa dëshira për të realizuar. Imagjinoni objektivin dhe ndërtoni rrugën për të arritur deri tek ai. Në ç’mënyrë? Duke parashikuar etapa konkrete dhe realiste.

MË SHUMË B | HEZITUESE, PASIVE

Keni vendosur të pushoni. Të lumtur nga njerëzit që ju rrethojnë, përfitoni duke ndarë me ta gëzime të vogla dhe kënaqësitë unike. Kjo gjë provon se ndodheni një kontekst emotiv të sigurt, nga e cila nuk mund të largoheni.

Kujdes: Mbështetja e partnerit ju bën mirë, vetëm në rast se bëhet fjalë për një kthim pas, që ju largon nga përgjegjësitë. Nëse mbylleni shumë në vetvete, rrezikoni të humbisni e të sforcoheni shumë për t’u çuar të nesërmen në mëngjes nga shtrati.

Çfarë të bëni: Keni fatin e madh që ju përkëdhelin, ndaj përfitoni! Bëjini tuajat valët pozitive që merrni për të bërë një bilanc të vogël në fund të vitit dhe të rikarikoni bateritë për të rifilluar me këmbë të mbarë. Dhe pyesni veten: në ç’masë mund t’u bëni vend të njohurve dhe miqve në jetën e përditshme.

MË SHUMË C | E ASHPËR, KONTROLLUESE…

Jeni mbretëresha e organizimit, ndaj e dini mirë se qëllimet e mira dhe premtimet e fund vitit nuk mjaftojnë. E menaxhoni në mënyrë perfekte jetën tuaj dhe keni objektiva të qarta për një kohë të gjatë, të cilat kërkojnë plane të sakta.

Kujdes: Mjafton që realiteti të bëhet këmbëngulës, që të filloni të ndiheni në siklet. Duke qenë se nuk jeni vetëm, do të merrni vendime ndaj mundësive që ju paraqiten në punë apo në dashuri. Rezultati: në vend që të mundoheni të kontrolloni fatin tuaj deri në detaje, rrezikoni të mos merrni në konsideratë propozime interesante, të cilat kalojnë pa u vënë re.

Çfarë të bëni: Duhet të filloni të qetësoheni dhe t’ia lini vendin rastësisë. Në jetën e përditshme, kjo përkthehet në fundjava dhe ditë, të cilat nuk i keni planifikuar tri javë më parë. Zgjidhni të mos bëni asgjë. Kur një e papritur ju shfaqet, mos u përgjigjni menjëherë “jo”, mësoni të thoni “përse jo?”.

 

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top