FB

September 3, 2021 | 8:50

Testi i dashurisë / Zgjidhni gjethen që ju pëlqen më shumë dhe zbuloni ç’lloj partneri jeni

A e dini se ç’lloj partneri jeni? Nëse nuk jeni të sigurt ose doni të dini më shumë për veten si partner, bëni këtë test të thjeshtë. Zgjidhni një nga gjethet më poshtë dhe lexoni mesazhin që fshihet pas secilës prej tyre.

imazh, gjethe

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Ju jeni një person i orientuar drejt qëllimit. Kur bini në dashuri, jeni gati të bëni gjithçka për të krijuar një marrëdhënie të mirë dhe të fortë. Ju dini se si t’i respektoni ndjenjat, sepse nuk dyshoni tek dashuria që ndjeni. Jeni një partner i sinqertë, që do të thotë se nuk tradhtoni kurrë dhe nuk e rrezikoni kurrë marrëdhënien që keni ndërtuar.

Nr.2

Jeni një person që e do lirinë. Kur bini në dashuri, nuk i shfaqni ndjenjat për një kohë të gjatë, sepse keni frikë të zhyteni në diçka më serioze. Ju keni dëshirë të bëni eksperimente.

Nr.3

Ju duhet të angazhoheni më shumë në lidhje me personin që keni në krah. Jeni një partner i mirë, sepse keni shumë fleksibilitet dhe arrini të përshtateni me kushte të ndryshme. Sidoqoftë, rekomandohet që të kujdeseni për veten herë pas here.

Nr.4

Jeni një person optimist dhe romantik. Ju dëshironi që marrëdhënia juaj të jetë e pastër dhe e sinqertë. Jeni një person që bëni plane të mëdha dhe vlerësoni fantazitë romantike. Do të bënit gjithçka që është e mundur për ta bërë të dashurin tuaj të lumtur. Kjo nuk është diçka e zakontë në botën që jetojmë sot.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top