Gjyshja ime thoshte…
Mos lejoni që tigani të shkëlqejë më shumë se ju!
Mos e merrni shumë seriozisht pastrimin e shtëpisë!
Kur u bëra grua, 24 orët e ditës i kalova duke bërë që gjithçka të ishte e pastër dhe në rregull në rast se “dikush do të vinte për të më vizituar”, por pastaj zbulova se të gjithë janë shumë të zënë, në ecje, duke u argëtuar, punojnë dhe e shijojnë jetën!
-Po sikur dikush të shfaqet papritur?
Nuk kam pse t’ia shpjegoj askujt situatën në shtëpinë time. Njerëzit nuk interesohen për atë që bëni gjithë ditën, njerëzit ecin, gëzojnë dhe e shijojnë jetën.
Sepse jeta është e shkurtër, ndaj duhet ta shijoni! Pluhuri… nëse është i nevojshëm. Ndaj, gjeni kohë të pikturoni një foto ose të shkruani një poezi, të bëni një shëtitje ose të vizitoni një mik, të gatuani çfarë të doni, të ujitni bimët tuaja… jepini kohë të lirë vetes për të pirë një birrë, të notoni në plazh (ose pishinë), të ngjiteni në mal, të luani me qentë, të dëgjoni muzikë, të lexoni libra, të rrini me miq dhe të shijoni jetën.
Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më kurrë!
Mos harro se do të plakesh dhe se shumë gjëra që mund t’i bësh tani nuk do të jenë aq të lehta për t’u bërë në moshë të vjetër.
Dhe kur të largohesh nga kjo jetë, meqë të gjithë do të kemi ikur një ditë, do të bëhesh pluhur edhe ti! Dhe askush nuk do të kujtojë sa fatura ke paguar, se sa e pastër ka qenë shtëpia jote, por do të kujtojë miqësinë, gëzimin dhe atë që ke mësuar…
#nga web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.