FB

April 19, 2022 | 7:00

THËNIE / Kemi humbur brenda vetmisë sonë. Kemi harruar ngrohtësinë e një përqafimi. Le t’i lëmë justifikimet pra, të përqafohemi!

Kemi humbur brenda vetmisë sonë. Kemi harruar ngrohtësinë e një përqafimi. Kemi nxjerrë justifikimet tona; s’i besojmë më njeriu, s’ndjejmë më për askënd. Dhe për pasojë u bëmë pre’ përqafimesh të rreme. Por thellë brenda vetes kemi dashur të përqafojmë çdo herë më fort, edhe më fort. Pastaj të trembur hoqëm dorë nga lëndimi dhe të lënduarit. Hoqëm dorë dhe humbëm, e duke humbur, u vetmuam edhe më tepër. Shijen e një përqafimi të ngrohtë e kërkuam nëpër fjalë, këngë dhe poezi. Disa gjëra s’kanë zgjidhje në këtë botë. Por ky i yni është një problem të cilit i dihet zgjidhja por që zgjidhje s’i japim dot. Dhe kërkuam fajtorë me veten tonë, duke e ditur fare mirë që të vetmit fajtorë ishim ne. Vetminë tonë ua treguam të tjerëve si diçka të bukur, si një triumf. Por vetëm vetes s’ia treguam dot, vetëm vetes…

Le t’i lëmë justifikimet pra, të përqafohemi!

_Fatih Alıç

Përshtati në shqip përkthyesja e gjuhës turke Rozana Belli

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top