Mos e sabotoni lumturinë tuaj. Mos e frenoni të ndiheni mirë, edhe nëse ka vështirësi apo kaos në jetën tuaj. Mos e lini momentin, gëzimin e së tashmes të shqetësoheni për një të ardhme që nuk ka ardhur. Mos e sabotoni veten duke besuar se nuk ia vlen, se nuk jeni përpjekur mjaftueshëm, se të tjerët janë më të mirë se ju. Ndoshta duke u rritur keni mësuar se nuk duhet të pretendoni, dëshironi, ëndërroni. Ndoshta të kanë thënë se nuk e meriton – dhe ti i besove. Ndaloni së sabotuari veten. Filloni me një besim të thjeshtë por themelor: “Unë meritoj të kem lumturi dhe gëzim në jetën time”. E thoni përsëri me zë të lartë.
Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.