Aktualitet

March 8, 2022 | 17:25

Universiteti ‘Luarasi’ aktivitet ndërgjegjësues me rastin e 8 Marsit, historia e një gruaje të dhunuar: Duhet të flisni e reagoni!

Këtë 8-Mars klinika ligjore ‘Luarasi’ dhe organizata Megalus organizuan një aktivitet sensibilizues me rastet e dhunës në familje. Një grua e dhunuar tregoi përpara studentëve të universitetit Luarasi historinë e saj dhe apeloi për mbështetje nga shteti.

fb_img_1646755520856
Burbuqe Memushi tregoi historinë e saj të dhunës dhe që ka rritur e vetme fëmijët.
Unë kam dy vajza kam bërë çdo gjë që t’jua plotësoj gjërat, por nuk munda dot. Madje në disa raste nuk më kuptuan ose nuk më mbështetën, nuk më dëgjuan, është më mirë të flasësh mos të mendosh që shiko unë kam bërë një jetë kam jetuar disa gjëra kam qenë dikur e dhunuar apo me rrobat e trupit mbeta katër rrugëve dhe duhet të më vijë turp. Nuk është turp, turp është të bësh turp, jo të mundohesh të luftosh për veten tënde dhe fëmijët e tu”, tha Memushi.
Ajo kishte dhe një mesazh në këtë 8 Mars për të gjithë nënat dhe vajzat:
Shërbimi social apo shteti që duhet t’i shikojë këto vajza, nëna të vetmuara që këta fëmijë pavarësisht faktit të keq që kanë, të rriten vetëm, janë në një botë të egër, të pambrojtur dhe mund të jenë pjesë e dobët e shoqërisë, një plagë që dhemb dhe që është ekspozuar nga njerëzit që mund t’ju bëjnë keq”.

screenshot_20220308-170618_youtube

Nga ana tjetër, drejtoresha e organizatës Megalus, Leolida Xhufi kishte një apel për të gjithë shoqatat në këtë ditë. “Ti je një nga ato nënat heroina dhe që punojnë tre turne dhe po ta them ty dhe të gjithë grave që janë në pozitat e tua ju keni dhënë mjaftueshëm”, tha Xhufi.

Dekania e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin ‘Luarasi’ Rezana Konomi e cilësoi 8 Marsin si një ditë reflektimi për veten por edhe për të tjerët.

rewrtty
Çdo zë i joni, i bashkuar këtu me shoqatat që mbrojnë të drejtat tuaja duhet të kthehet në një reagim qytetar civil për të bërë të mundur që lëvizja jonë të shkojë atje ku duhet, tek politikbërësit, tek ata të cilët duhet që me politikat mbështetëse t’i sigurojnë vajzës, gruas dhe nënës çdo mundësi për të jetuar vetëm”, tha Konomi.

Sipas të dhënave, vetëm në vitin 2021 janë vrarë 20 gra dhe janë raportuar 4600 raste të dhunës ndaj grave në Shqipëri. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe pedagogë.

fb_img_1646755526177

Burimi Balkanweb.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top