FB

March 9, 2022 | 8:00

THËNIE / Mos e sabotoni lumturinë tuaj. Filloni me një besim të thjeshtë por themelor: “Unë meritoj të kem lumturi dhe gëzim në jetën time”!

Mos e sabotoni lumturinë tuaj. Mos e frenoni të ndiheni mirë, edhe nëse ka vështirësi apo kaos në jetën tuaj. Mos e lini momentin, gëzimin e së tashmes të shqetësoheni për një të ardhme që nuk ka ardhur. Mos e sabotoni veten duke besuar se nuk ia vlen, se nuk jeni përpjekur mjaftueshëm, se të tjerët janë më të mirë se ju. Ndoshta duke u rritur keni mësuar se nuk duhet të pretendoni, dëshironi, ëndërroni. Ndoshta të kanë thënë se nuk e meriton – dhe ti i besove. Ndaloni së sabotuari veten. Filloni me një besim të thjeshtë por themelor: “Unë meritoj të kem lumturi dhe gëzim në jetën time”. E thoni përsëri me zë të lartë.

 

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

0

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top