Thënie

July 15, 2020 | 8:00

THËNIE / Ndërsa ti flije… emocionet e një nëne

 

Ndërsa flije, të putha në ballë dhe mora frymë e lodhur.

Të përkëdhela flokët dhe të nuhata, siç bëjnë kafshët me këlyshët e tyre.

Në atë sekondë, më ktheve shpirtin në trupin tim.

U qetësova përsëri dhe kështu, mendova.

Mendova britmat dhe qortimet e një nëne të lodhur.

 

Ndërsa ti flije, u ndjeva në faj,

mbylla sytë dhe mora frymë thellë.

Qortova veten se kisha humbur edhe një herë durimin kaq shpejt.

Sepse në atë çast, ndërsa ti flije,

shpërthimi yt nuk dukej aq i keq,

As kërkesa jote nuk ishte aq e pakuptueshme.

 

Me dritën fikur dhe ti symbyllur,

Ishte aq e lehtë të shihje se sa i vogël dhe i brishtë je,

dhe sa nevojë ke për mua.

Më i durueshëm.

Dhe në atë moment, ndërsa flije, vendose të filloje me mua.

U përqafova dhe i thashë vetes:

“Nuk do të shkojë aq keq”.

 

Dhe u kujtova.

Përveç britmave dhe qortimeve,

Përgjatë ditës të pata thënë se të kam dashur më shumë se një herë.

Të përqafova dhe ngushëllova pas një rënieje.

U ula në dysheme duke luajtur.

Pata durim dhe qesha.

 

Të dhashë një tjetër puthje në ballë dhe mora frymë, pak e lodhur. “Të dua”, thashë me zë të lartë!

96254338_2380416178915703_581680537727401984_n

Përgatiti Orjona Tresa / Marrë nga Professione Mamma në Facebook

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top