Thjeshtësia është një cilësi e brendshme. Nuk mund të shtiresh. Madje duket si diçka e rrallë në kohët e sotme. Personalisht mendoj që thjeshtësia qëndron brenda natyralitetit të qenies. Thjeshtësia është mendësi. Është e lidhur me formën e inteligjencës. Është fuqia mendore për të qenë e vërtetë me të tjerët, pa u kompleksuar nga frika nëse nuk je kuptuar. Thjeshtësia është një virtyt. Nuk ka rëndësi të dukesh mirë, apo e kushtëzuar nga të tjerët por të jesh e dobishme me aftësitë e tua duke integruar vlerat…
Esmeralda Birçaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.