Nuk ka dashuri më të madhe se ajo për vendin tim! Në fakt është dashuri dhe dhimbje… Dashuri sepse këtu kam gjithçka, emocionet, fëmijërinë, familjen, kujtimet, pasionet, hapat e ëndrrat e para, lotët, ndjenjat, rrugicat, gjurmët… Por edhe dhimbjen, për pamundësinë, largimin, korrupsionin, shkatërrimin, zbehjen, humbjen!
Shqipëria është dashuria dhe dhimbja ime më e madhe!
Nuk do të doja asgjë më shumë se të shikoja që vendi im, vendi ynë të ecë para ashtu siç duhet!
Nuk do të rresht kurrë së thëni fjalë për vendin tim sepse nuk ka gjë më të fortë se dashuria e dhimbja të bëra bashkë! Nuk do rresht kurrë së thëni se vendin tim e dua!
Marin Mema, gazetar
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.