FB

August 26, 2022 | 8:45

Thuaju JO njerëzve toksikë! E keqja të tërheq poshtë e më poshtë

Nuk mundemi t’i eliminojmë gjithmonë njerëzit toksikë nga jeta jonë, të paktën në kuptimin më të mirëfilltë, por mund të krijojmë një armaturë emocionale që i pengon ata të na dëmtojnë. Bëhet fjalë për marrjen e qëndrimit të duhur për të parandaluar që shigjetat e tyre helmuese të na godasin.

Përgatiti Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Bllokimi i përhershëm i individëve manipulues, kontrollues, kritikues, negativ do të na lejojë të përballemi me këto lloj marrëdhëniesh dhe t’i përfundojmë ato pa u ndjerë në faj. Shumë individ toksikë kanë aftësi magjepse interpretuese në marrëdhëniet ndërpersonale, zakonisht në fillim ata janë simpatikë ose na bëjnë të ndjejmë keqardhje për ta. Por sapo biem në rrjetat e tyre, ata tregojnë anën e tyre të fshehur. Në fakt, shpesh pushteti që ata kanë mbi ne qëndron në marrëdhënien emocionale që kemi krijuar, gjë që na pengon të shohim qartë se çfarë po ndodh.

Duhet të përballemi me të vërtetën rreth tyre dhe duhet të gjejmë kurajon për të ngritur zërin; “Unë nuk dua njerëz toksikë në jetën time” veçanërisht nëse këta njerëz përfundojnë duke dëmtuar më vetëvlerësimin, duke më bërë të ndihem inferiorë ose duke shkaktuar një tension të tillë që ajri bëhet i rëndë dhe i pashëndetshëm. Le të çlirohemi nga streset dhe telashet e panevojshme, duke dëbuar këdo dhe çfarëdo që na tërheq poshtë. Përtej vështirësisë që do hasim në fillim, por në fund do t’ia vlejë. Sepse në të kundërt individët toksikë do ngjiten si blloqe zinxhiri në kyçet e këmbëve tona, duke na shtyrë të notojmë në ujërat e helmuara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top