Dëshmi

July 12, 2021 | 8:19

“Thuhet se kur fëmijët buzëqeshin në gjumë, engjëjt po flasin me ta”

 

E vogla Aubrey Alvarez është vetëm tre javëshe dhe po qarkullon nëpër rrjetet sociale falë një fotografie në të cilën ajo shfaqet duke fjetur dhe buzëqeshur, mbështetur në dorezat e babait të saj, motoristit Hector Alvarez, sikur po mbahej dhe mbrohej prej tij.

1

Hektori u vra një muaj para se të lindte Aubrey.

Nëna e foshnjës, fotografja Kim Stone, postoi foton në Facebook shoqëruar me këtë koment:

“Babai i saj e donte motorin. Ai gjithmonë ka përdorur të gjitha mjetet e mbrojtjes. Ai donte të garantonte sigurinë e tij, nuk mund të rrezikonte duke ditur që foshnja ishte rrugës. Por kurrë nuk do ta mbajë foshnjën e tij në krahë. Një muaj para se të lindte, jeta e tij u mor nga dikush që e konsideronte mik të tij. Thonë se kur foshnjat buzëqeshin ndërsa flenë, ndodh sepse engjëjt po flasin me ta. Mbase është e vërtetë”, vlerësoi Stone pas shkrepjes së fotos.

Dhe kush mund të garantojë se nuk është kështu?

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi aleteia.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top