FB

November 29, 2021 | 8:06

Tradita vazhdon! Sot “Nata e Bardhë” do të zbardhë Tiranën në gjashtë lokacione

Bashkia e Tiranës rikthen traditën e Natës së Bardhë. Pas dy vitesh të vështira për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe pandemisë që mbylli botën mbarë gjatë vitit 2020, kryeqyteti shqiptar rikthen një prej mbrëmjeve më magjike në këtë pragfestash kombëtare.

nata-e-bardhe

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zbulon se këtë vit festa e 29 Nëntorit do të ketë 6 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve.

 

“Tradita vazhdon. Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë: 6 lokacione, 6 aktivitete,” u shpreh Erion Veliaj, duke risjellë në vëmendje edhe faktin se Tirana në pritje të vitit të ardhshëm, kur do jetë dhe Kryeqyteti Evropian i Rinisë, po hapet gjithnjë e më tepër.

 

Sheshi “Skënderbej”, rruga “Pjetër Bogdani” në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, “Reja”, sheshi “Italia” dhe ish-parku “Rinia” janë zonat ku do të mbahen aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk do të mungojnë surprizat dhe organizimet për fëmijët këtë vit në Tiranën e Bardhë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top