FB

October 2, 2021 | 8:17

Trajtimi i disa çështjeve për minimizimin  e formave të diskriminimit të grave

 

Duhet promovuar opinioni publik për ndjeshmërinë gjinore, që të minimizohen  format e diskriminimit të grave. Për t’u kuptuar më mirë kërkesat e sotme të grave për të drejtat e tyre është i dobishëm fillimisht trajtimi i historikut të lëvizjeve për të drejtat e grave.

dr-ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S.Larti

 

Një vështrim i shkurtër historik

Revolucioni francez, si një ngjarje e rëndësishme historike, paraqet fillimin e përpjekjeve të femrave për t’u njohur në botën e meshkujve si qenie njerëzore të barabarta. Kjo epokë nuk paraqet vetëm fillimin e lëvizjes për të drejta civile dhe politike, por gjithashtu kjo kohë i shtroi rrugën lëvizjes së parë të grave për liri dhe barazi. Njëra nga shtytëset më të famshme të kësaj lëvizje ishte, Olimp de Guzh (Olympe de Gouges), e cila ka shkruar Deklaratën për të Drejtat e Gruas dhe Qytetares Femër. Ajo, sikurse edhe shumë bashkëmendimtare të saj femra, e kanë paguar me gjinocid përkushtimin e tyre.

 

Gruaja lind e lirë dhe gëzon të drejta të barabarta më mashkullin në çdo aspekt.

Neni 1 i Deklaratës për të Drejtat e Gruas dhe Qytetares Femër, 1798.

Edhe Britania e Madhe ka një traditë të vjetër dhe të fortë të luftës së femrave për të drejta të barabarta. Britania e Madhe shpesh quhet edhe “atdheu i feminizmit”. Qysh në vitet e 1830-ta, gratë britanike filluan të kërkojnë të drejtën e votës. Ato luftuan për më shumë se 70 vite për ndryshimin e këtyre metodave, për të pasur sukses përfundimisht në vitin 1918, kur grave duke filluar në moshën 30 vjeçare iu dha e drejta për të votuar. Fushat e tjera të veprimit të tyre kanë përfshirë qasjen në arsimim, të drejtat e grave të martuara në pronë dhe të drejtën për të mbajtur pozita publike.

Gratë sidomos në Britani të Madhe dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës kanë përdorur edhe metoda radikale, madje edhe greva të urisë. Sufragjeta (partizane e të drejtave të grave në Angli) e njohur Emilli Devjison (Emily Davison), gjatë një gare në vitin 1913 zgjodhi vdekjen me qëllim duke e hedhur veten para kalit të Mbretit Xhorxhi i V-të.

2

Këshilli Ndërkombëtar i Grave, i cili u themelua në vitin 1888, ekziston edhe sot. Ky Këshill ka selinë në Paris dhe merr pjesë aktive për të siguruar të drejtat e grave përmes takimeve ndërkombëtare, seminareve dhe workshopeve ndërkombëtare dhe vendore, pastaj programeve intensive për zhvillim të projekteve në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare, rezolutave të përpiluara dhe të miratuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, si dhe përmes bashkëpunimit në të gjitha nivelet me organizatat e tjera joqeveritare dhe planit trevjeçar të veprimit në secilin nga pesë Komitetet e tij të përhershme. 

Organi i parë ndërqeveritar i cili ka trajtuar të drejtat e grave është Komisioni Interamerikan i Grave (CIM) për Regjionin e Amerikës Latine i cili është krijuar në vitin 1928. Ky organ ka qenë përgjegjës për përpilimin e Konventës Interamerikane të Grave, të miratuar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) në vitin 1933. Kjo konventë nxiti debat pasi që regjioni po zhvillonte një grup ligjesh që do të trajtonte të drejtat e njeriut.

Qysh në vitin 1945, pra nga fillet e hershme të Kombeve të Bashkuara, gratë kishin tentuar të marrin pjesë brenda strukturës së saj dhe të bënin prezencën e tyre të dukshme në përmbajtjen dhe implementimin e instrumenteve dhe mekanizmave për të drejtat e njeriut.

Komisioni për Statusin e Grave (CSW), i cili ka mandatin për promovimin e të drejtave të grave në gjithë botën, u krijua në vitin 1946. Kryesuesja e parë e tij ishte Bogil Boegstrup nga Belgjika. CSW-ja promovoi përfshirjen eksplicite të të drejtave të grave në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.                       

Edhe pse gratë që nga fillimi kontribuan në mënyrë të barabartë evolucionin e sistemit ndërkombëtar politik, ekonomik dhe social, vëmendja ndaj problemeve të tyre ka qenë minimale. Dekada të tëra të verbërisë gjinore në dokumente për të drejtat e njeriut, kanë bërë që edhe njerëzit të verbërohen për këto fakte. Të drejtat fondamentale të më shumë se gjysmës së njerëzimit u harruan, gjë që sjell domosdo deri te konkluzioni se deri sa shoqëritë nëpër gjithë botën ende nuk janë neutrale ndaj gjinive dhe vazhdojnë të diskriminojnë gratë, nuk mund të ekzistojë neutralitet gjinor në ligje ndërkombëtare dhe vendore.

Pabarazia në shumë fusha të jetës së përditshme, pastaj varfëria në mesin e grave dhe diskriminimi ndaj fëmijëve vajza ishin ato rrethana që shtynë Kombet e Bashkuara që gjatë viteve të 1970-ta, të vendosin për lancimin e Deklaratës për Gratë: Barazia, Zhvillimi dhe Paqja, nga viti 1976 deri më 1985. Në vitin 1979, me miratimin e Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), Deklarata arriti kulminacionin. Kjo Konventë është instrumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave. Për herë të parë, CEDAW, i cili në vete përmban të drejta civile, politike dhe ekonomike, sociale e kulturore, duke bashkuar kështu dy kategori të të drejtave, të cilat përndryshe janë të ndara në dy kategori, njohu gratë si qenie të plota njerëzore. 

03

Gjinia dhe zgjerimi i koncepti të gabuar për të drejtat e grave

Gjinia është një koncept që nuk adreson vetëm gratë dhe të drejtat e tyre, por është një koncept më kompleks, sepse përfshinë si burrat ashtu edhe gratë. Për herë të parë është përdorur në vitet e ‘70-ta nga Suzan Moller dhe është definuar si “ institucionalizim i thellë i fshehjes së dallimeve seksuale që përshkojnë shoqërinë tonë,” dhe pastaj në gjithë botën u zhvillua si rezultat i zhvillimeve dinamike politike, shoqërore dhe transformimeve ekonomike. Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i vitit 1998, pas një diskutimi intensiv mes përfaqësuesve të shteteve lidhur me përmbajtjen dhe konceptin e gjinisë, ku disa kundërshtonin zgjerimin e saj në orientim seksual, përcaktoi gjininë si “dy sekse, mashkull dhe femër, përbrenda kontekstit të shoqërisë. . .”.

Megjithatë, në vend se gratë të pranohen si gjysma e popullatë botërore, gjysma e popullsisë së çdo vendi, të çdo populli autokton dhe shumë komuniteteve, është shumë e zakonshme të shihen përcaktimi për gratë si grupe të veçanta. Ky lloj koncepti mund të gjendet nëpër dokumente në të cilat gratë vendosen në paragrafë ose kapituj bashkë me grupet e tjera të rrezikuara, siç janë popujt autoktonë, të moshuarit, njerëzit me aftësi të ndryshme dhe fëmijët. Ajo që i lidh të gjitha këto grupe të rrezikuara, është fakti se të gjithë ata kanë përjetuar dhe ende përjetojnë diskriminim, si dhe nuk kanë mundur dhe ende nuk mund të gëzojnë në tërësi të drejtat e tyre elementare.

Sidoqoftë, gjinia është një kategori e dobishme për t’u analizuar, që neve na ndihmon të kuptojmë se si gratë dhe burrat në shoqëri marrin përgjegjësi, role dhe pozita të ndryshme.

Përfshirja e analizave gjinore në teorinë dhe praktikën e të drejtave të njeriut, na bën ne të ndjeshëm në veçanti ndaj dallimeve mes grave dhe burrave në shoqëri dhe për mënyrat specifike të shkeljes së të drejtave të grave.  Prandaj, është e qartë se duhet promovuar opinioni për ndjeshmërinë-gjinore, me qëllim të arritjes së të drejtave të barabarta për të gjithë, pa dallim gjinie, ngjyre, race dhe feje.

04

Siguria njerëzore dhe gratë

Deri sa konfliktet ekzistuese po keqësojnë gjendjen e pabarazisë dhe diferencimit, siguria njerëzore dhe statusi i grave, janë të lidhura ngushtë mes tyre. Një vëmendje e veçantë dhe mbrojtje e posaçme u duhet kushtuar refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, shumica e të cilëve janë gra, të moshuar dhe fëmijë .

Siguria njerëzore ka të bëjë gjithashtu me sigurimin e  barabartë për të gjithë njësoj ndaj arsimimit, shërbimeve sociale dhe punësimit. Grave shpesh u mohohet barazia e plotë në këto fusha. Prandaj, gratë dhe fëmijët në veçanti janë përfitues të barazisë së sigurisë njerëzore nga perspektiva e të drejtave të njeriut e cila dëshmon se nuk mund të arrihet kurrfarë sigurie njerëzore nëse nuk respektohen të drejtat e njeriut në tërësi. Kështu që, çrrënjosja e çfarëdo forme të diskriminimit, në veçanti ndaj grave dhe fëmijëve, do duhej të ishte prioritet i punës sa teorike dhe praktike i sigurisë njerëzore.

 

Disa çështjeve për eliminimin e formave të diskriminimit ndaj grave

“Diskriminimi ndaj grave nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim të bazuar në gjini, që ka për efekt ose qëllim të komprometojë ose të asgjësojnë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, cilado qoftë gjendje e tyre martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile ose në çdo fushë tjetër.”

Neni. 1 i konventës për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave CEDAW-it.

 

Gjithashtu, në këtë kontekst, CEDAW-i përcjell:

-Të përfshijnë në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ndonjë dispozitë tjetër ligjore të përshtatshme parimin e barazisë mes grave dhe burrave;

-Të sigurojnë zbatimin efektiv të parimit të barazisë;

-Të miratojnë masa ligjore dhe masa të tjera të përshtatshme, duke përfshirë edhe sanksione nëse është nevoja, për ndaljen e çdo diskriminimi ndaj grave;

-Të vendosin baza të barabarta për mbrojtje e të drejtave të grave dhe burrave;

-Të mos ndërmarrin asnjë veprim ose praktikë diskriminuese ndaj grave dhe të arrijnë që autoritetet publike dhe institucionet publike t’i përmbahen këtij detyrimi;

-Të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar diskriminimin të cilin e ushtron ndonjë person, organizatë ose çfarëdo ndërmarrje ndaj grave;

-Të anulojnë të gjitha dispozitat penale që përbëjnë ndonjë diskriminim ndaj grave;

-Të sigurojnë zhvillimin e plotë dhe përparimin e grave mbi bazat e barazisë me burrat, me qëllim që t’u garantojnë atyre në mënyrë të barabartë ushqimin dhe gëzimin e të drejtave të njeriut e të lirive themelore;

-Të ndryshojnë skemat dhe modelet sociale e kulturore të sjelljes së burrit dhe gruas;

-Të arrijnë zhdukjen e paragjykimeve dhe çfarëdo praktike tjetër zakonore, që mbështetet në idenë e inferioritetit ose të superioritetit të njërës apo tjetrës gjini, ose stereotipe të rolit të burrit dhe gruas;

-Të sigurojnë që edukimi familjar të përfshijë kuptimin e drejtë të maternitetit si funksion social dhe njohjen e përgjegjësisë së përbashkët të burrit dhe të gruas për përkujdesjen ndaj rritjes së fëmijëve dhe zhvillimit e tyre, duke bërë të qartë se kusht parësor në të gjitha rastet është interesi i fëmijëve;

-Të marrin gjitha masat e përshtatshme për të zhdukur të gjitha format e trafikimit të grave dhe ndalimin e prostitucionit të grave.

-Të sigurojnë votimin e grave në të gjitha zgjedhjet dhe referendumet publike, si dhe mes tjerash të jenë të zgjidhshme në të gjitha këto organe;

-T’u japin grave të drejta të barabarta me burrat në fushën e marrjes, ndërrimit dhe mbajtjes së shtetësisë;

-T’u sigurojnë grave të drejta të barabarta me burrat në fushën e arsimimit.

3

Konventa rregullon çështjet nga jeta private edhe ajo publike e grave. Disa dispozita kanë të bëjnë me rolin e grave në familje dhe shoqëri, nevojën për ndarjen e përgjegjësive brenda familjes dhe nevojën urgjente për implementimin e ndryshimeve në sistemet sociale dhe kulturore, të cilat i atribuohen pozitës subordinuese të grave. Njohja e të drejtave të grave në nivel global mund të bëhet vetëm përmes këtyre ndryshimeve themelore. Kur një shtet bëhet palë e CEDAW-it, ai obligohet që me të gjitha mjetet e nevojshme dhe pa kurrfarë vonese ta respektojë politikën e eliminimit të diskriminimit dhe çdo akti tjetër diskriminues ndaj grave.

 

Kuptimi i çështjeve gjinore

a.Paragjykime për vlerat e femrës  |  Shumë është debatuar e debatohet rreth femrave se a është ajo një qenie si dhe burri? Janë bërë diskutime rreth çështjes se në përgjithësi a është femra në të vërtetë me vlera si dhe burri?. Nëpër shekuj njihen dëshmitë keqardhëse për djegien e tyre nën pretekstin e djegies së shtrigave. Shpesh është akuzuar femra se prej saj rrjedhin të gjitha të këqijat në këtë botë. Anegdodat dhe kritikat ndaj grave, janë të shumta  si, “flokët e gjata mentë e shkurta”, “i futin në dhe shtatë pashë”, “kanë shtatë shpirtra” tej. Mprehtësi e fortë mendore është shfrytëzuar në drejtim që të tregohet inferioriteti i saj, si p.sh: Strindbergu, Mebiusi, Shopinhaueri, Vajningeri. Madje shtohej edhe numri i madh i femrave që pranonin inferioritetin e gruas dhe pozitën e saj. Pagesa për punën e bërë  nga ana e femrës gjithnjë paguhet më pak duke  marrë parasysh se puna e kryer ka qenë e barabartë me atë të mashkullit. Është e njohur gjithashtu se ka meshkuj të cilëve s’mund tu bëjmë ofendim më të madh se sa nëse u themi se janë tip femre, gjersa njëkohësisht natyra mashkullore te vajzat nuk ka domethënie të keqe.

 

b.Ikja nga roli  femëror  |  Për femrat që iu shmangen punëve femërore, shumica mendojnë se te ato fshihet ndonjë faktorë i lindur, ndonjë substancë mashkullore që i detyron të mbajnë qëndrim të tillë. Duhet theksuar edhe një dukuri, sepse edhe kjo shpesh merret si pretekst për kritikë që nënçmon femrën. Kjo reflektohet nga vitet e 50-ta të tyre  në kuptim të ashpërsimit të ndryshimit të gjendjes në aspektin e mos lindjes, pra ndryshon dhe karakteri. Ndryshimet fizike bëjnë që femrës t’i imponohet mendimi se i ka erdh koha në të cilën ajo tërësisht do ta humbasë edhe vlerën e fundit të mbetur. Paragjykimi për vlerën e mangët të femrës e që lidhet me botëkuptimin e dominimit të mashkullit pengon harmoninë gjinore. Në këtë suazë të mendojmë vetëm se sa të shumtë janë ato vajza e djem që martesën e konsiderojnë si një e keqe e domosdoshme. Mosbesimi që mbretëron ndërmjet gjinive paragjykon çdo sinqeritet dhe kështu nga kjo vuan i gjithë njerëzimi. Ndaj nuk duhet të kemi kurrfarë arsye që të ngrihemi kundër lëvizjes feministë për liri e barazi.

 

c.Raporti gjinor  |  Ndarja e punës është faktor kyç për mbajtjen e shoqërisë njerëzore. Ajo kërkon që secili ku doqoftë të luajë rolin e vet. Ai që nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë, bie nga roli ndërmarrës dhe bëhet prishës i qetësisë. Vlera e njeriut varet nga ajo se si ai e plotëson detyrimin si qenie , të cilin ia sjell ndarja shoqërore e punës. Çdo individ sipas aftësive të tij merr (pjesë) zë vendin në procesin e tërësishëm produktiv të shoqërisë njerëzore. Ndarja e punës doli si e tillë që grupet e privilegjuara, meshkujve u është siguruar e drejta më e madhe dhe për shkak të anës fizike, pra i të qenit i fortë duke e ushtruar atë në dobi të  superioritetit duke ndikuar në pozitën e femrës sidomos në ndarjen e punës dhe në procesin prodhues. Me tendencën e meshkujve për mbisundim ndaj femrave shtohet nga ana tjetër edhe pakënaqësia e femrave për shkak të kësaj predominance.

02

Edhe edukimi i sotëm familjar sikur është i ndikuar nga mentaliteti dhe synimi i lidhur me tendencën që privilegjet mashkullore të nxiten dhe të vlerësohen. Mashkulli si prind më shpesh i ekspozohet fëmijës si ndonjë simbol fuqie. Fëmija shpejtë e heton rolin dominant që luan babai, nga që ai ngre zërin, urdhëron dhe udhëheq e drejton familjen, pra në çdo pikëpamje mashkulli në sy të fëmijës duket i fortë dhe me pushtet.

Për sa i përket prejardhjes historike të pozitës më të fortë të mashkullit, vlen të thuhet se kjo nuk është rrjedhë e faktorit natyror, duke filluar nga kalimi i fazës prej matriarkatit në patriarkat është shoqëruar me luftë. Të mendojmë vetëm për atë se çdo të thotë fakti për fëmijën ku në çdo vend para syve u shfaqet pozita superiore e mashkullit. Qysh kur lind (psh., djali), është pritur shumë më me gëzim sesa vajza dhe është trajtuar si princ. Fakt i njohur është dukuria e shpeshtë që prindërit duan të kenë ndaj fëmijëve (Kanti: “Në gjendjen kulturore çdo femër do të donte të bëhej mashkull”). Ato i duan më tepër ato lojëra dhe profesione që janë për djem, psh: ngjiten nëpër pemë, dunë të lozin futboll tej. Këto dukuri mund t’i kuptojmë si rrjedhojë e dominimit mashkullor.

 

B.Parimet gjinore

Si çdo fushë dhe ajo e integrimit të përkatësisë gjinore ka strukturën dhe zhvillimet si një disiplinë apo shkencë e cila ka dhe parimet e saj të cilën e kontribuojnë drejt disa vlerave dhe standardeve që duhen arritur domosdoshmërish, në një shoqëri demokratike.

0

Disa nga parimet gjinore

1.Përkatësia gjinore

2.Barazia gjinore

3.Drejtësia gjinore

 

1/1. Përkatësia gjinore. Kjo i referohet mundësive dhe normave të shoqërisë, të cilat janë të lidhura me faktin e të qenit burrë apo grua, vajzë apo djalë. si dhe të marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

Përkatësia gjinore përcakton se çfarë pritet, lejohet dhe vlerësohet te një grua apo një burrë, në një moment të caktuar. ky është koncept vital sepse lehtësohet analiza gjinore, duke zbuluar se si është ndërtuar shoqërisht varësia e grave. Si e tillë, varësia mund të ndryshohet ose të përsoset. Ajo nuk është biologjikisht e përcaktuar dhe as e fiksuar përgjithmonë.

 

2/1. Barazia gjinore. Ky është një parim sipas të cilit të gjitha qeniet njerëzore pa dallim race, seksi, bindjeje fetare, niveli socil-kulturor apo statusi politik, duhet të kenë të drejta ligjore të barabarta.

Sipas Komisionit Evropian, “barazi gjinore”, do të thotë se: Si gratë dhe burrat të kenë kushte të barabarta për përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore, si dhe për të kontribuar dhe përfituar nga zhvillimet politike, kulturore, sociale dhe ekonomike.

“Barazia gjinore”, është pra, vlerësimi dhe zhvillimi i barabartë shoqëror i ngjashmërisë së grave dhe burrave sipas roleve që ata luajnë. Kjo bazohet në marrdhëniet e grave me burrat si partnerë të plotë në jetën bashkëshortore, familjare, në një komunitet të caktuar e deri në një shoqëri më të gjërë.

Barazia gjinore paraqet dukshmërinë e barabartë, fuqinë dhe pjesëmarrjen e barabartë të dy gjinive në të gjitha sferat e jetës publike dhe asaj private. Ajo ka për qëllim të promovojë pjesëmarrjen e plotë të femrave dhe meshkujve në jetën shoqërore. Barazia gjinore është diçka më tepër se një term juridik dhe siç është përmendur edhe më parë – ndikon në të gjitha sferat e jetës dhe ne mund ta bëjmë këtë:

Pra shkurt: Barazia gjinore fillon me vlerësimin e barabartë të grave dhe burrave apo dhe vajzave me djemtë.

 

3/1. Drejtësia gjinore. Kjo ka të bëjë me promovimin e barazisë vetjake, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike për të gjithë. Ky term lindi nga të kuptuarit gjithnjë e më shumë të padrejtësive të kudogjendura në shoqëri.

Traditat vazhduese të koncepteve steriotipike dhe praktikave diskriminuese kanë rezultuar në zhvlerësimin sistematik të qëndrimeve, veprimtarive dhe aftësive që iu atribuohen vajzave dhe grave.

Nga pikëpamja afatshkurtër, theksi më i madh në nismat për drejtësi gjinore do të vendosen nisur nga përmirësimi i kushteve dhe qëndrimeve që prekin vajzat dhe nga pikëpamja afatgjatë këto nisma do të përmirësojnë gjithashtu edhe situatën për djemtë dhe burrat.

Është e vështirë që “drejtësia gjinore”, të jetë legjislative, vërtet trajtimi i barabartë mund të përmbledhë kriteret e barazisë, por jo kriteret e drejtësisë!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top