FB

October 2, 2021 | 8:16

Është krejtësisht e padobishme t’u japim fëmijëve tanë urdhra, sugjerime, këshilla, imponime nëse ka një marrëdhënie të sëmurë mes nesh dhe tyre

 

Ata kurrë nuk do të ndjekin atë që ne u themi, por do të bëjnë të kundërtën, pikërisht sepse duan të tërheqin vëmendjen tek problemi në burim, që do të thotë, marrëdhënia jonë, tek keqkuptimet që ekzistojnë. Ata duan të protestojnë mbi faktin se predikojmë mirë, por reagojmë keq. Duan të na bëjmë të dukshme qëndrimet e papajtueshme që ne nuk i shohim, ndërsa presim sjellje të përsosur prej tyre.

0

Edhe me sjelljet e tyre të gabuara, të qortueshme, të papërshtatshme, fëmijët na kërkojnë të jemi të vërtetë dhe të pastër nga brenda, siç do të donin të ishin, po të ishim më të qëndrueshëm me veten midis asaj që shfaqim dhe asaj që jemi në të vërtetë.

Marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve është një fatkeqësi e vërtetë kur ne nuk kemi bërë një analizë të saktë të vetes, një punë të rritjes personale mbi ne për të verifikuar çdo zemërim të brendshëm, konflikte, negativitet që ata e gjejnë veten për të menaxhuar.

Edhe me sjelljet e tyre të gabuara, të qortueshme, të papërshtatshme, fëmijët na kërkojnë të jemi të vërtetë dhe të pastër nga brenda, siç do të donin të ishin dhe vetë ata, po të ishim më të qëndrueshëm me veten midis asaj që shfaqim dhe asaj që jemi në të vërtetë.

Marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve është një fatkeqësi e vërtetë kur ne nuk kemi bërë një analizë të saktë të vetes, një punë për vetërritjen personale, për të verifikuar çdo zemërim të brendshëm, konflikte, negativitet që ata e gjejnë veten për të menaxhuar.

Po, sepse atyre nuk u mbërrijnë fjalët që themi, po aq e vërtetë sa nuk binden, por arrijnë zgjedhjet tona të brendshme të urrejtjes, hakmarrjes, zhgënjimit, atyre u arrijnë të gjitha plagët që ende na lëndojnë dhe nga të cilat fillon veprimi ynë., edhe nëse nuk i vërejmë.

Për të ndryshuar marrëdhënien me fëmijët dhe për të krijuar një marrëdhënie të vërtetë solidariteti dhe bashkëpunimi, duhet të bëjmë një ekzaminim të thellë të ndërgjegjes: a jemi prindër të qetë, të ekuilibruar? A jemi ne prindër që i kemi parë demonët dhe fantazmat tona në fytyrë? A jemi ne prindër që jemi përpjekur t’i japim kuptim jetës, duke marrë përgjegjësinë për atë që jemi në mënyrë autentike apo e kalojmë jetën në mënyrë pasive, duke pretenduar se gjithçka është mirë?

Ja pra, fëmijët nuk mund ta durojnë këtë shtirje duke menduar se gjithçka është mirë. Fëmijët i ndiejnë vuajtjet tona, zemërimin tonë themelor, pakënaqësinë dhe urrejtjen me ta, ndërsa me sa duket marrim maskën e prindërve të mirë …

1

Fëmijët nuk mund ta durojnë hipokrizinë tonë, vëmendjen tonë më shumë tek forma sesa tek substanca, kujdesi ynë për pjesën e jashtme, ndërsa brendësia është ferr.

Fëmijët nuk mund të durojnë të përdoren nga ne për t’u ndier të drejtë, për të përfaqësuar atë që nuk kemi arritur, fëmijët nuk e pranojnë të jenë valvula për frikën dhe mospërputhjet tona.

Pastaj, kur i kuptojmë të gjitha këto, kur shohim se sa hipokritë jemi me veten dhe me ta, mbase do të jemi në gjendje të fillojmë një dialog më të sinqertë dhe të krijojmë një marrëdhënie dashurie të vërtetë.

Tani për tani, ne prindërit flasim dhe presim shumë, por gërvishtemi keq …

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo noi stessi – D.ssa Lucia Goldoni

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top