Mirëqenie

December 29, 2020 | 8:35

Transformimi përmes filantropisë

Shumë prej nesh kemi mësuar që fëmijë se të ndash gjërat është diçka e mirë. Nuk e dinim se po praktikonim filantropinë, thjesht dinim se duke u dhënë njerëzve të tjerë na bënte të ndiheshim mirë. Në thelbin e saj, filantropia është çdo gjë që përfaqëson një përpjekje të drejtpërdrejtë për të ndihmuar të tjerët në mënyrë ideale, një përpjekje e shpenzuar pa pritur për të marrë diçka në kthim.

Jonida GJUZI. Këshilluese Karriere

Jonida GJUZI. Këshilluese Karriere

Madhësia e dhuratës nuk është ajo që karakterizon një filantrop në shkallë kombëtare. Një studim i pavarur ka gjetur se njerëzit me të ardhura të ulëta kanë tendencë për të dhuruar shumë më tepër se sa ata me paga më të larta.

Transformimi dhe karakteristikat e tij

Nëse kërkoni për fjalën transformim në internet, do të gjeni 13 milion referenca që variojnë nga filantropia deri tek ushtrimet e veçanta matematikore. Karakteristikat tregojnë një ndryshim të thellë perspektive si, mënyra e të menduarit, të vepruarit, të vlerësimit apo reflektimit. Transformimi nuk mund të blihet, as nuk mund të ndërmerret sikur të ishte thjesht një mall për t’u shtuar në blerjet tona. Transformimi është i pakthyeshëm. Një person nuk mund të kthehet në analfabet, pasi ka mësuar të lexojë (me përjashtim të një lëndimi truri). Transformimi është dinamik, procesi është në vazhdim dhe krijon energji.

Mësues dhe folës motivues e dinë se kur një student apo një grup entuziazmohen në lidhje me vetë procesin e të mësuarit, secila aftësi e re e mësuar, ndërton dhe ushqen pasardhësen. Një tjetër karakteristikë e transformimit është se ai është i paparashikueshëm. Për shembull, kur një grup i të punësuarve filloi për të përshkruar realitetin e tyre për një CEO të ri, jo vetëm që perspektivat e tyre në punë dhe performancë ndryshuan, por ndryshuan dhe perspektivat mbi identitetin dhe jetët e tyre. Transformimi është i ndërprerë, ai mund të zhvillohet në mënyrë të çrregullt. Një fëmijë nuk mëson të ecë ose të flasë, pa rënë ose belbëzuar, sikurse as Edison nuk mundi të krijonte llambën në një përpjekje të vetme, të qetë, të vazhdueshme.

Transformimi, në mënyrë të ngjashme është asimetrik, çekuilibri dhe mungesa e homogjenitetit të të gjithë pjesëmarrësve ose në të gjithë aspektet e jetës individuale të përfshira, ndikojnë në aftësinë tonë për të nxitur ndryshimin. Për më tepër transformimi është gjenerues, procesi krijon më shumë nga çdo gjë që e krijon atë, është aspekti në të cilën është bazuar më së shumti industria e bamirësisë. Të gjitha këto aspekte mund të kenë si rezultate negative ashtu edhe pozitive, një transformim që mund të çojë në fuqizim, po ashtu mund të shkaktojë edhe robërim. Çfarë është e qartë është se, transformimi zhvillohet me kalimin e kohës dhe se standardet relevante konsiderojnë procesin, jo qëllimet.

Elementet zhvillues të një Filantropie Transformuese

Lidhja e qendërzuar: Ekziston një vullnet, kapacitet dhe arsye më e madhe përtej kufirit midis financuesit dhe marrësit që të angazhohen në një marrëdhënie bashkëkrijuese, në thelb të barabartë me paratë, vetëm si një nga elementet transaksionare. Kjo përfshirja e palëve zhvillon një marrëdhënie transparente, autentike, mirëbesimi, të prekshme.

Përkufizim më i zgjeruar i filantropisë, përtej dhënies së parave. Jo vetëm zgjeron ndjenjën që secili prej nesh mund të bëjë në shërbim të njerëzimit, por balancon vlerën dhe rolin e asaj çfarë financuesit dhe fondet janë duke bërë.

Dallimi mes ndryshimit shoqëror dhe transformimit shoqëror. Kjo mbart një numër elementësh. Si dhënësi dhe marrësi duhet të angazhohen në praktikat e tyre shpirtërore dhe të vetëdijes. Të njohin të panjohurën në filantropi, si realitetet e thella, të pashmangshme dhe të mirëpritura. Pra, kërkohet dukje, sinergji, punë e përbashkët, duke lëvizur nga rezultatet e kontrollit dhe orientimit më shumë se sa në qasjet që “katalizojnë fushën” ose punojnë me dashurinë, ngasjen, magjinë, dhe artet.

Filantropia: Të krijosh ndryshim në një sërë mënyrash

Burimi filantropik, i cili është një kombinim i parave dhe iniciativës individuale, ka një fuqi të madhe. Ndër to më i prekshmi është ndryshimi në mënyrën se si mendojnë njerëzit, në qëndrimet dhe sjelljet e tyre. Nëse do të nevojitej një 10-vjeçar për ndryshimin ekonomik, e një gjysmë shekulli për një ndryshim politik, mjaft e vështirë do ishte për të përcaktuar se sa kohë do të duhej për përmbysjen e një mentaliteti dhe për ndërtimin e një kulture të re. Alternativë është realizimi i programeve ndërgjegjësuese për të rinjtë, vënia e punës vullnetare si lëndë me zgjedhje në gjimnaze, përfitimi i pikëve shtesë dhe përfitimi i krediteve ekstra në universitete. Të nxitur nga një motivim i tillë, të rinjve u indoktrinohet gradualisht një kulturë e punës vullnetare dhe shërbimit ndaj njerëzimit.

Konkluzione

Kufijtë e marrëdhënies transformim-filantropi shkojnë përtej, duke sjellë si risi një filantropi transformuese, e cila gjen zbatim në realitet përmes ndërgjegjësimit të individit. Një pasdite në kafe të zëvendësohet nga një orar i kufizuar i punës vullnetare. Kështu mund të hedhim hapat e para për ndërtimin e një baze trashëgimie kulturore vullnetare, kontribuuese, dhe nocionet si filantropia të mos jenë më të huaja për adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top