Në fokus

June 28, 2018 | 11:04

Shtohet gjithnjë e më shumë numri i turistëve elitarë në vendin tonë: “Prestige Resort” ndër më të mirët dhe më të preferuarit (Video)

Turistët nordikë vijojnë të “pushtojnë” bregdetin shqiptar. Mirëseardhjen ja uron më së miri “Prestige Resort” në zemër të Golemit. Apollo dhe Der Turistik, operatorët që sjellin pa ndalur charterat me turistët nordikë, shprehen në ‘News24’ se rezervimet bëhen në avancë, e duhet të jesh fatlum të gjesh një dhomë të parezervuar, ndërsa i bëjnë apel shtetit për të vënë më shumë dorë në infrastrukturë. 

Me ta biseduan gazetarët, Erion Kacorri dhe Marsela Karapanço.

INTERVISTA

Gazetarja: Si nisi ky sezon?

Kasa: Faleminderit për ftesën. Mund të them se sezoni ka nisur dhe është në pikun e tij, pasi kemi nisur që më 11 maj. Kanë ardhur charterat e parë dhe jemi në operacion të plotë. Turistët vijnë aktualisht nga vendet nordike. Por Der Tustik nuk na sjell veç nordikë, por edhe polakë e çekë dhe së shpejti edhe hungareze, pse jo edhe gjermanë.

Gazetarja: Cilën pjesë të bregdetit shqiptar zgjedhin për të pushuar?

Kasa: Tashmë operacioni ka nisur nga Saranda në Durrës. Himarë dhe Dhërmi. Pothuajse në të gjithë bregdetin shqiptar me perspektive për t’u zhvilluar me tej.

Gazetari: Zoti Hartman, ku është e fokusuar kryesisht kompania juaj Der Turistik?

Hartman: Kompania jone është e fokusuar tek turizmi, por është pjesë e një grupi të madh, është nën ombrellën e grupi REËE, një kompani gjigande ku janë të punësuar shumë njerëz, treqind e pesëdhjetë mijë të punësuar ku fokusi kryesor i saj janë supermarketet, ndërsa fokusi i dytë janë aktivitetet e turizmit në të gjithë Evropën.

Gazetari: A mund të na thoni diçka për publikun shqiptar. Për shembull, përse zgjodhët vendin tonë?

Hartman: Po është shumë e thjeshtë, disa nga koleget tanë veçanërisht ata në vendet veriore të Evropës ishin shumë të interesuar për Shqipërinë sepse kanë besim se e sa i fuqishëm mund të jetë turizmi për të ardhmen këtu dhe për mua ishte e rëndësishme që ta shikoja nga afër në mënyrë që të mund të sjellë turistë gjermanë, britanikë apo francezë gjithashtu këtu në Shqipëri.

Gazetari: Kur themi turistë gjermanë kemi parasysh Majorkën apo Ibizën. A mendoni se Shqipëria po bëhet një destinacion për turistet gjermanë?

Hartman: Padyshim që po. Shqipëria e ka këtë shans. Nëse vendi do të vazhdojë të zhvillohet do keni shumë turistë. Ju arrini që të tërhiqni një pjesë turistësh që mund të vijnë nga Gjermania. Ju keni rinovuar apo edhe ndërtuar hotele të reja që mund të tërheqin turistë gjermanë, por për të arritur maksimumin nevojitet pak më shumë, nevojiten fluturime të plota charter nga Gjermania, duhet më shumë sa i përket rregullimit të imazhit të vendit sepse imazhi është ende si në Gjermani ashtu edhe në Britaninë e Madhe jo aq i mirë sa duhet të ishte sepse ka pasur shumë ndryshime në të kaluarën dhe sigurisht që ju nevojiten partnerë të mirë për të kryer atë që njihet PR apo marketing që nevojitet të bëhet në mënyrë që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të ri për Gjermanët, sepse në fund të fundit duhet të kuptojmë se Shqipëria është një vend shumë i afërt. Shqipëria nuk ka qenë kurrë një vend i largët. Turistët tanë shkojnë deri në Republikën Domenikane apo Oqeanin Indian dhe për të qenë të sinqertë ka ardhur koha për të zhvilluar një vend si Shqipëria sepse është i rrethuar nga vende të mrekullueshme turistike si Turqia, Greqia, Italia apo Kroacia apo së fundmi edhe Mali i Zi. Nuk ka asnjë dyshim që ky bregdet do të tërheqë shumë turistë gjermanë edhe për shkak të afërsisë.

Gazetarja: Kjo është hera juaj e parë në Shqipëri?

Hartman: Absolutisht që po. Për të qenë i sinqertë, jam i lumtur që vizitoj Shqipërinë për të parë bukuritë e këtij vendi. Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe jam i trishtuar që ndryshimet kanë ndodhur kaq vonë, sepse jemi në vitin 2018 dhe vende si Greqia apo Kroacia janë zhvilluar në sektorin e turizmit që 30 apo 40 vjet më parë dhe janë shumë të suksesshëm në këtë sektor. Kështu që pse jo edhe Shqipëria? Me vjen keq që ne po e vizitojmë këtë vend kaq vonë.

Gazetarja: Zonja Nina Hornewal, si e shikoni Shqipërinë?

Nina Hornewal: E shikoj Shqipërinë me gëzim dhe pritshmëri të mëdha. Shikoj një vend, i cili po ecën me shpejtësi. Po zhvillohet me ritme të shpejta. Shikoj potencial të madh, shikoj ndryshime sa herë që vij këtu dhe unë vij shpesh në Shqipëri. Kjo me bën edhe me të vendosur dhe të angazhuar për të mbështetur turizmin shqiptar për të përmirësuar këtë sektor ashtu siç e përshkroi edhe zoti Hartman. Pra ndihem krenare për atë që po bëjmë së bashku.

Gazetarja: Dhe ku ndiheni me rehat, në Tiranë apo në bregdetin shqiptar?

Nina Hornewal: Ndihem rehat në mënyra të ndryshme kudo që shkoj sepse fushat ku kemi nisur punën tonë deri më tani, të gjitha kanë sharmin e tyre specifik, kanë karakteristikat e tyre. Për shembull Saranda ka stilin e saj ndërsa Dhërmiu ka specifikat e tij. Tirana nga ana tjetër është komplet ndryshe, ndërsa Durrësi është diçka tjetër. Pra ndihem rehat kudo që shkoj dhe shikoj potencialin për zhvillim. Padyshim që kemi punë për të bërë por do ta kryejmë atë. Jam absolutisht e bindur.

Gazetarja: Po njerëzit? Si ju duket populli shqiptar?

Nina Hornewal: Janë shumë miqësore, me shumë energji dhe shumë mendje hapur. Të dëgjojnë, kërkojnë këshilla, dëshirojnë të mësojnë dhe të zhvillohen. Pra jam shumë optimiste për popullin shqiptar dhe për të gjithë vendin tuaj.

Gazetari: Ju jeni pjesërisht greke. A shikoni ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Greqisë duke qenë se jemi edhe vende fqinje? A mendoni se Shqipëria mund të jetë një alternativë për turistet që nuk duan te shpenzojnë shumë në vende të tjera, por të paguajnë më pak në Shqipëri?

Nina Hornewal: Në Greqi kemi një shprehje, ‘una façia, una razia’. Nuk ka shumë ndryshime mes dy vendeve. Sigurisht që ka dallime për shkak të historisë së dy vendeve por shikoj shumë ngjashmëri dhe nuk mendoj se ka shumë sfida sa i përket komunikimit. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj të dytë, po Shqipëria për ne është bërë tashmë një alternativë, pjesë e klientelës tonë. Ne operojmë në Sarande prej pesë vjetësh. Pra e nisem në Tiranë dhe Durrës, me pas Dhërmi e Himarë. Saranda është një arenë e vjetër për Apollon.

Gazetari: Interesante. Kam një pyetje për zotin Larson. Kemi lexuar shume për Agjencinë Apollo, është agjencia juaj. Si nisi bashkëpunimi juaj me Shqipërinë?

Larson: Në fakt u rrit në Sarandë ashtu siç tha edhe Nina. Nisem të shikojmë një dritare mundësish kur dërguam njerëz në Korfuz dhe tani, më shumë se 30 % e klientëve tanë kryejnë një vizitë me anije në Sarandë. Pra është duke u shndërruar në një alternative shumë të madhe për Greqinë. Na pëlqeu shume ajo çfarë pamë në Sarandë duke bërë që të zhvillojmë biznesin për pesë vjet atje. Kjo na bëri që këtë vit të vijnë klientë edhe në Durrës dhe siç e tha edhe Nina, ky sezon ka nisur shumë mirë në Shqipëri.

Gazetari: Por a shikoni pengesa?

Larson: Ka gjithmonë pengesa kur nis një aktivitet në një vend të ri, por unë shikoj më shumë mundësi, në fakt shikoj shumë shanse veçanërisht në bregdet dhe duhet ta zhvillojmë këtë për të ardhmen. Pra unë zgjedh që të shikoj mundësitë dhe jo pengesat.

Gazetarja: Si bashkëpunoni me kompanitë shqiptare? Dimë që po bashkëpunoni me ‘Prestigj Resort’, një nga resortet më të mëdha në Shqipëri, i cili ndodhet në Golem. Fillimisht si dëgjuat për ‘Prestigj Resort’?

Larson: Kemi kontratë me agjencitë turistike, kemi partnerë që gjithashtu gjejnë hotelet më të mira për ne dhe përmes tyre mësuam rreth ‘Prestigj Resort’ dhe rezultoi të ishte një nga resortet më të mira që pame. Jam i sigurt që deri vitin tjetër do të jetë resorti numër një për në Shqipëri.

Gazetarja: Si vijnë turistët në Shqipëri për të rezervuar hotelet? Ju jeni kreu i agjencisë Happy Tours. Si vijnë ata, si kontaktojnë me ju?

Ilda Kasa: Ne fakt, ata nuk më kontaktojnë mua.

Gazetarja: Me kompaninë tuaj…

Ilda Kasa: Ata vijnë përmes agjencisë Apollo. Unë i mirëpres këtu. Jam si network për Apollon. Pra i unë vetëm i pres të ftuarit, por ata e organizojnë, ata ndërmarrin rrezikun. Ata merren me çështjen e pagesave dhe pjesën tjetër. Ata merren me fluturimet Charter. Ata organizojnë gjithçka, ndërsa ne bëjmë pjesën tonë.

Larson: Punë që nuk bëhet pa ju…

Ilda Kasa: Absolutisht. Ata janë një mbështetje e madhe për atë që bëjnë për ne…

Gazetari: Përse e quani një rrezik të madh?

Ilda Kasa: Por është një rrezik i madh sepse ata paguajnë para në avancë që do të thotë, bllokim i pronave, të paguash paratë përpara, të paguash fluturimet me charter, të paguash reklamën, të kryesh shumë inspektime duke ardhur këtu, sepse është e vërtetë që Shqipëria është një vend i këndshëm dhe i bukur dhe jemi krenare për vendin tonë, por kemi të dyja anët e medaljes, kemi të mirën për të cilën jemi krenarë, por kemi gjithashtu shumë gjëra për të përmirësuar dhe për të bërë.

Gazetari: Për shembull?

Ilda Kasa: Për shembull, infrastruktura pikë së pari. Pastërtia, siguria dhe shëndetësia, ushqimet dhe pijet. Pra janë shumë gjera për t’u bërë. Ne jemi një vend i ri sa i përket turizmit dhe nuk kemi traditë në këtë sektor dhe mendoj se e dimë të gjithë këtë. Gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve është se kemi parë, kemi mësuar dhe më pas i kemi hyrë punës. Sot kemi mbështetjen e këtyre emrave të mëdhenj, brenda të rëndësishme për të cilët jemi të ndërtuar t’i kemi këtu sepse po bëjnë një reklamë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Po bëjnë të njohur emrin e Shqipërisë jo vetëm të ‘Prestigj Resort’, por për të gjithë hotelet ata po bëjnë një reklamë fantastike. Ata gjithashtu po ndihmojnë shumë sa i përket stafit, dhe menaxhimit që është një suport fantastik.

Gazetari: Kam një pyetje për zotin Larson. Si ju duken kushtet në hotelet shqiptare dhe veçanërisht në ‘Prestigj Hotel’?

Larson: Në fakt me rendësi është ajo që na thotë klientët tanë.

Gazetari: Cila është përshtypja e tyre?

Larson: Përshtypja e tyre është shume pozitive. Klientët tanë japin nota shumë të larta. Ata vlerësojnë shërbimin, ushqimin dhe gjithçka tjetër me nota shumë të larta. Ngrohtësia e njerëzve gjithashtu është për t’u vlerësuar. Për ne ka qenë një surprize shumë pozitive nga përshtypjet që kemi marrë nga klientët.

Gazetari: Çfarë ofron ky resort për turistët që ju sillni këtu?

Larson: Pikë së pari ofron cilësi shumë të mirë, akomodim të shkëlqyer, ushqim shumë të mirë dhe është buzë detit që është një mrekulli.

Gazetari: Si ju është dukur ushqimi shqiptar?

Larson: Më pëlqen ushqimi shqiptar. Është si ushqimi grek apo kroat, por më pëlqen shumë peshku këtu apo frutat e detit. Cilësia është e mirë.

Gazetarja: Sa i përket udhëtimeve me Charter. A mund te themi se kemi turiste më cilësorë në Shqipëri? Pra a kemi turistë që shpenzojnë shumë para këtu? Turistë që rrinë më shumë se dy tre ditë në Shqipëri? A kemi turiste që qëndrojnë këtu një javë, apo turistë që kthehen këtu?

Ilda Kasa: Sigurisht. “Shpenzojnë shumë” është një shprehje e madhe.

Gazetarja: Nga cila shumë fillojnë?

Ilda Kasa: Së pari ata nuk qëndrojnë një, dy apo tre netë. Minimumi qëndrojnë shtatë ditë por ndonjëherë qëndrojnë edhe dy jave. Ndonjëherë qëndrojnë dhjetë ditë. Ndonjëherë edhe 28 ditë. Kemi pasur vizitore që kanë ardhur në maj, dhe kanë rezervuar për të ardhur edhe në shtator. Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sa i përket shpenzimit të parave. Gjithçka është e organizuar sepse këta zotërinj dhe kompanitë që ata përfaqësojnë sjellin me vete edhe stafin e tyre në Shqipëri. Në Sarandë, në Durrës dhe në të gjitha destinacionet e tjera. Ata kanë ekipe shumë profesionale që në bashkëpunim me ne bëjnë këtë punë. Ata organizojnë ekskursionet. Sigurisht që turisteët vijnë për diellin, detin dhe ushqimin, por kjo nuk është mjaftueshëm. Sigurisht që ka edhe dembelë që duan të qëndrojnë gjithë ditën në plazh, duke ngrënë…

Gazetari: Unë jam një prej tyre…

Ilda Kasa: Por ka edhe njerëz që duan të eksplorojnë destinacione të reja. Kjo për shkak se kemi qeneë një vend i mbyllur ndaj botës. Për këtë arsye janë të interesuar që të vizitojnë edhe Krujën apo Tiranën. Në këtë mënyrë ata vizitojnë edhe muzeumet.

Gazetari: Bëhen udhëtime të organizuara?

Ilda Kasa: Sigurisht që të organizuara. Ata gjithashtu blejnë suvenirë. Hanë drekë atje. Pra kjo është e mirë edhe për Tiranën dhe Krujën sepse paratë shkojnë atje. Ata gjithashtu shkojnë në Durrës, vizitojnë amfiteatrin, muzeumin arkeologjik, vizitojnë qytetin dhe shpenzojnë para edhe atje sepse blejnë konjakun e famshëm që kemi. Me pas ata shkojnë në Berat. Jemi krenarë për këtë qytet.

Gazetari: Po, është një qytet i bukur.

Ilda Kasa: Pra, edhe në Berat shkojnë paratë e turistëve. Më pas shkojnë në veri, në alpet e vendit tonë. Ata bëjnë xhip Safari. Ata bëjnë kaq shume aktivitete dhe nuk qëndrojnë gjithë ditën në hotel. Pra ata nuk paguajnë vetëm paketën për kompanitë, por janë duke shpenzuar shumë para në vend duke pasur parasysh çmimet tona dhe ato që ne ofrojmë.

Gazetarja: Nga sa fillon kjo shumë?

Ilda Kasa: Në ditë? Nuk mund ta llogaris këtu sesa shpenzojnë, por duke u bazuar të çmimet që kemi ne, mund të jenë 100 euro për person. Mund të jenë edhe me pak.

Gazetarja: A ka turistë që kthehen në Shqipëri?

Ilda Kasa: Sigurisht që kthehen. Kemi katër vjet që punojmë me udhëtimet charter. Sigurisht që nuk mund të kënaqim 100 %, është e pamundur sepse kjo nuk ndodh as në destinacionet më të mira por ka njerëz që kthehen, por gjithmonë janë njerëz që mendojnë pozitivisht dhe japin ide që kanë të bëjnë transportin publik apo dobësitë të cilat ne i dimë që i kemi.

Gazetari: Zoti Hartman, kam një pyetjet për ju. Kemi parë turistë gjermanë të cilët qëndrojnë në resorte në Turqi apo Greqi përgjatë gjithë vitit. Është ndoshta më e lirë për ata sesa të paguajnë taksat apo gazin në vendin e tyre apo të përballen me kushtet e motit në vendet e tyre ku është ftohtë dhe ku mungon dielli. A e shikoni perspektiven e këtyre turisteve edhe në Shqipëri?

Hartman: Është një rrugë e gjatë për këtë. Për momentin keni një sezon shumë të shkurtër në Shqipëri po ta krahasosh me Greqinë apo në veçanti Turqinë, Egjiptin apo Tunizinë ku sezonet janë shumë të gjata. Është e vërtetë që është më lirë sesa të qëndrosh në shtëpi, për këtë arsye gjermanët qëndrojnë gjatë gjithë vitit në Tunizi apo në Turqi. Së dyti duhet të keni produktin e duhur. Pra nuk duhen vetëm plazhet sepse në dimër nuk mund të futesh në det, por duhen edhe ambiente të mëdha relaksimi SPA, ambiente sportive, apo oferta ekskursionesh.

Gazetari: Mund t’i gjeni këto në ‘Prestigj Resort’ në fakt.

Hartman: E vërtetë, por nevojiten edhe dyqanet e hapura, nevojitet infrastruktura që do te thotë shumë investime. Qëllimi kryesor në Shqipëri duhet të jetë që të zgjatet sezoni sepse moti është i mirë, më pas të investohet në akomodim, që të këtë oferta të mira gjatë dimrit dhe më pas do të vijë edhe dita kur resortet të jenë të shfrytëzueshme 365 ditët e vitit. Por është një rrugë e gjatë deri atje. Gjithmonë duhet te shikoni se jeni në konkurrencë të fortë me të tjerët. Ne kemi miliona klientë por asnjeri prej tyre që udhëton dhjetë herë në Majorka nuk bën më ekskursione atje sepse e kanë vizituar aq shumë atë vend, dhe ky atraksion i përket Shqipërisë sepse është destinacion i ri, njerëzit do të interesoheshin për historinë e këtij vendi, për kulturën që keni këtu, të interesuar për ushqimin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër do të vijnë këtu për shkak të produktit, për shkak të hotelit. Edhe ky produkt duhet të jetë konkurrues që turistët të kthehen sërish. Kemi parë zhvillime shumë të mira por nuk është ende volumi për të cilën ne kemi nevoje që të kemi më shume turistë nga Gjermania. Pra ka ende shume punë për t’u bërë.

Gazetarja: A keni një numër turistësh që kanë ardhur në Shqipëri?

Hartman: Po, janë rreth 40 mijë klientë nga vendet nordike. Nga Europa lindore kemi pasur rreth 5 mijë deri në 10 mijë klientë. Kemi turistë nga Gjermania, le të themi rreth 1 mijë të tillë. Por nëse e krahasoni këtë me destinacionet e tjera, është shumë i vogël. Nuk është aty ku do të duhej të ishte.

Gazetarja: Çfarë mund të përmirësojmë për të rritur numrin e turistëve?

Gazetari: Na jepni disa sugjerime…

Hartman: Ka disa. Një pjesë e dëgjuar tashmë, cilësia duhet të jetë e mirë, siguria dhe shëndetësia është me shumë rëndësi, qëndrueshmëria, të krijojmë destinacione ku mund të shkosh me një ndjesi të mirë. Kjo është me shumë rëndësi. Nëse ju pëlqen ambienti që ju rrethon, kjo ka shumë rëndësi për njerëzit. Gjithashtu me shumë rëndësi është imazhi. Për shkak se ndryshimet kanë qenë të shpejta, ndryshimi i imazhit do kohën e vet. Ende në Evropën perëndimore njerëzit kanë ide të ndryshme për atë çfarë përfaqëson Shqipëria. Në fakt Shqipëria është një vend i bukur, me plazhe të bukura dhe shumë i hapur por ndryshimi i imazhit kërkon kohë. Për këtë luajnë rol edhe ambasadorët tuaj jashtë vendit. Në fakt, çdo klient i joni është një ambasador për Shqipërinë sepse kur kthehen në shtëpinë e tyre të kënaqur nga pushimet, ata e transmetojnë këtë ndjesi tek të tjerët. Do t’i këshillojnë edhe të tjerët që të shkojnë në Shqipëri sepse është një vend i këndshëm, ndoshta një vend për të cilin askush nuk kishte menduar më parë. Është çmenduri sepse jemi kaq afër, por Shqipëria nuk njihet shumë. Prandaj duhet të punojmë në këtë drejtim.

Gazetari: Çfarë thonë në përgjithësi klientët që vizitojnë Shqipërinë?

Hartman: Në fakt nuk kemi pasur shumë turistë gjermanë, por ata njerëz që e kanë eksploruar një herë këtë vend, ndoshta edhe me çanta shpine kthehen në Gjermani dhe tregojnë histori shumë të bukura për Shqipërinë, por numri i turistëve është i vogël. Ajo që duhet të bëjmë, në Gjermani kemi mbi 2000 dyqane ku reklamohen udhëtimet. Këta njerëz që punojnë në këto dyqane duhet të rekomandojnë Shqipërinë tek turistet sepse askush nuk vjen tek zyrat për të kërkuar informacion mbi Shqipërinë. Ajo që duhet të bëjmë është që ta rekomandojmë Shqipërinë në çdo moment. Nëse dikush vjen dhe kërkon informacion mbi Majorkën, ne u themi atyre, që shikoni se kemi edhe këtë destinacion tjetër, Durrësin, një qytet me mot të bukur, plazh shumë të mirë dhe për momentin edhe më lirë. Kjo gjë ka të bëjë edhe me besimin. Pra duhet t’i bindim klientët tanë se pushimet e tyre në Shqipëri do të jenë të bukura. Pra nevojitet të rritet besimi. Së dyti, ne po shesim shumë produkte online dhe Shqipërinë duhet ta rekomandojmë edhe përmes internetit.

Gazetarja: Mendoni se çmimet në Shqipëri janë diçka pozitive për të tërhequr turiste? Pra janë këto çmime më të lira se në vendet e tjera të Mesdheut?

Hartman: Për momentin është një çmim i mirë. Nuk dua të them çmim i lirë apo çmim i shtrenjtë…

Gazetarja: Krahasuar me atë çfarë marrin si shërbim.

Hartman: Po, cilësia është e mirë dhe e marrin për një çmim të arsyeshëm. Në këtë mënyrë tërheq familjet për të ardhur këtu. Kur klientët kthehen ne shtëpi te kënaqur, sigurisht që herën tjetër janë të gatshëm të paguajnë më shumë. Pastaj vjen momenti kur njerëzit vijnë të agjencitë e udhëtimit dhe pyesin për Shqipërinë. Këtë pikë do ta arrijmë nëse ofrojmë cilësi dhe njerëzit shprehen të kënaqur duke ia rekomanduar edhe njeri-tjetrit.

Gazetari: Zoti Larson, kemi folur për plazhet. Ç’mund të themi për turizmin malor? A ka njerëz që duan të vizitojnë malet e bukura të Shqipërisë?

Larson: Po, për këtë duhet më shumë kohë. Turistët e huaj kryesisht vijnë për plazhet. Mund ta shikojmë në rajonin e Pargës që është shumë pranë Sarandës, ku në fillim u zhvillua turizmi detar, dhe tashmë po zhvillohet turizmi malor. Padyshim që edhe turizmi malor ka një treg të zhvilluar, por numri i turistëve është më i vogël. Për të ardhur në Shqipëri duhen charterat dhe për të pasur charterat nevojitet volumi i turistëve. Duke zhvilluar turizmin detar, më pas zhvillon edhe turizmin malor, ku më pas ndërtohen ambientet sportive, apo për hiking.

Gazetarja: Çfarë mund të themi për rezervimet e hoteleve. A janë tashmë të rezervuara ato? A keni një listë të tyre?

Ilda Kasa: Sigurisht që i kemi ato. Ata punojnë në avance dhe sigurisht që ata kanë politikat e tyre. Ata bëjnë atë që njihet si PR, kanë ekskluzivitetin e rezervimeve të hershme. Kjo është politika e kompanisë. Të gjithë avionet charter vijnë të mbushur plot.

Larson: Pra ne marrin garanci për numrin e dhomave te hoteleve për të mundësuar më pas edhe avionet charter plotë me turiste.

Gazetari: Po sa i përket resortit ‘Prestigj’. A ka më dhoma të lira për këtë sezon?

Ilda Kasa: E kemi tejkaluar me rezervime, por do ta zgjidhim këtë.

Gazetari: Ishte shumë kënaqësi dhe faleminderit shumë që e promovoni Shqipërinë dhe turizmin shqiptar në vendet tuaja.

Gazetarja: Nëse keni ndonjë këshillë tjetër për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Më pak fjale çfarë do t’u këshillonit?

Nina Hornewal: Këshillë për klientët? Shpresoj që ata të bëjnë siç tha zonja Kasa në fillim, që të mos rrinë gjithë ditën në pishinë apo plazh, por të vizitojnë edhe kryeqytetin, të shkojnë në Krujë, të vizitojnë malet dhe të përpiqen që të eksplorojnë vendin sepse është i bukur dhe interesant.

Gazetarja: Si e shikoni të ardhmen e Shqipërisë për turizmin?

Nina Hornewal: Jam shumë optimiste, e thashë më herët dhe do e them sërish. Gjithçka varet nga ajo që bëjmë së bashku sepse kemi shumë punë përpara nesh. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kur klientët vijnë për herë të parë, për shkak të imazhit që zoti Hartman e përshkroi, pritshmëritë janë shumë të ulëta. Por kur ata kthehen sërish pritshmëritë rriten. Më pas fillon puna e vështirë. Por jam shumë optimiste. Mendoj se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur si vend turistik.

Gazetarja: Le të shpresojmë. Ju?

Hartman: Nëse do e rekomandoja, turistëve në vendet tona do u thoja se nëse duan të vizitojnë një vend të ri, atëherë shkoni ne Shqipëri, sepse keni qenë në Turqi, keni qenë në Greqi, keni qenë në Spanjë. Provoni diçka të re, do të jetë emocionuese, do të takoni njerëz interesant dhe është një rekomandim për njerëz të cilët vërtet dëshirojnë pushime cilësore me çmime të arsyeshme.

Larson: Ashtu siç tha edhe Nina, duhet te eksploroni këtë vend, jo vetëm plazhin, por edhe të njihni njerëzit, të provoni ushqimet, të njihni kulturën dhe të përfitoni që të jeni ndër të parët turistë të një vendi që nuk njihet shumë në perëndim sepse deri para 30 vjetësh ishte i izoluar.

Gazetari: Vizitojeni tani që është një vend i virgjër.

Larson: Dhe pasi ta vizitojnë t’u thonë miqve që kemi qenë në Shqipëri, një vend i bukur. Është gjithmonë bukur të jesh vizitor i parë.

Ilda Kasa: Dhe për mua dua të them edhe një herë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për besimin, dhe dua ta mbyll me fjalët e zotit Hartman, që Shqipëria nuk është shumë larg. Ne jemi këtu.

Gazetarja: Dhe ne ju mirëpresim. Faleminderit. Ishte kënaqësi që zhvilluam këtë bisede.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=mRfbnlyygNg

Burimi / BalkanWeb

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top