FB

May 14, 2021 | 8:26

Truri i maces tejkalon dhe intuitën njerëzore, është energjia e nevojshme që na duhet

 

Truri i maces ka të njëjtën perspektivë njerëzore. Ai sheh ngjyrat, ndjen emocionet tona. Macja, ndryshe nga qeni, nëse e godisni, do t’ju kthejë shpinën, sepse ndihet e lënduar si ju. Brenda nesh kemi kristalin prej kuarci, macja ka shumë më tepër kuarc kristali… mund të shohë të gjitha energjitë që shohim vetëm përmes meditimit dhe jogës.

1

Macja të sheh nga brenda! Është e pakuptimtë të përpiqesh të bësh një fytyrë të lezetshme ose ta përkëdhelësh, nëse je nervoz, nëse nuk të pëlqen, macja do të të sulmojë ose do të të injorojë plotësisht.

Ajo është më keq se një fëmijë!

Kur macja shkon atje dhe fërkohet, edhe nëse personi nuk i pëlqen, Ajo dëgjon! Ndoshta mund të mos dojë të jetë pranë teje, sepse je duke kaluar një fazë dobësie, po dridhesh me shumë pak energji, prandaj… mbathja!

Macja i do psikotikët, pijanecët, fëmijët, të sëmurët mendorë dhe të gjithë ata që u shpëtuan disi standardeve të realitetit. Që të të pëlqejë një mace, duhet të jesh shumë elastik dhe të kuptosh se askujt nuk i përket, por duhet të dish se dashuria është e vetmja gjë që mund ta mbajë pranë teje.

Në fakt ajo është tejet intuitive, madje ka tejkaluar edhe intuitën e njeriut. U dogjën me shtrigat në Inkuizicion, sepse ishin gjithmonë pranë tyre dhe punuan me fuqinë e natyrës, të barishteve…

Macja të shikon dhe sheh më shumë energji natyrale, entitete, gjithçka që ndjen, gjithçka që ty të pëlqen, ashtu siç je.

Gjithashtu, ka minerale në gjak që e bëjnë atë një Reikiste natyrale. Kur shtrihet mbi ju ose kudo në shtëpi, mos harroni… ajo po ju transmeton energjinë e atij vendi, sepse atje është energjia e nevojshme…

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi V. Mazzola, Il Giardino degli Illuminati

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top