Këshilla & Arsye

February 10, 2018 | 15:07

Tumoret: në Itali mbërrin ilaçi më i ri për kancerin e avancuar të gjirit

Vërtetë ka mbërritur në Itali, por ky mund të jetë një shans shumë i mirë edhe për shqiptarët, duke qenë se është një shtet i afërt fqinj. Për herë të parë në 10 vjet, ky është ilaçi që do të mbështesë trajtimin e një forme metastatike të kancerit të gjirit. Kjo risi e rëndësishme terapeutike për sëmundjet malinje Hr + / Her2 prek  rreth 60% të rasteve me kancer të gjirit metastatik: palbociclib (Ibrance *). Për Italinë ky medikament do të jetë me rimbursim nga e Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA).

farmaci

Në gratë para dhe në menopauzë, terapia endokrine duhet të shoqërohet me çlirimin e hormonit luteinizues (Lhrh). Në Itali vlerësohet se janë rreth 30,000 gra me kancer gjiri të avancuar ose metastatik, i karakterizuar nga përhapja e sëmundjes nga gjoksi në zona e tjera të trupit, siç mund të jetë në kocka, mëlçi, mushkëri ose tru. Vetëm 5-10% e 50,000 rasteve të reja vjetore të kancerit të gjirit janë metastazë në kohën e diagnozës, por rreth 30% e grave të diagnostikuara me kancer gjiri të fazës së hershme, mund të zhvillojnë kancerin e gjirit metastatik gjatë jetës.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi BuonaSalute.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com