Aktualitet

February 13, 2023 | 10:19

“U thye diçka shumë e madhe kur humba tim atë”, Luçiano Boçi rrëfen kujtime nga jeta e tij: Kam qenë nxënës i shkëlqyer, në politikë u futa sepse më shtyu…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka rrëfyer kujtime nga jeta e tij, një pjesë e të cilave janë të ilustruara edhe përmes fotografive.

I ftuar në programin “Dola te Ola” Boçi ndër të tjera foli për marrëdhënien e ngushtë që ka patur me familjarët e tij.

Ai tha se ata kanë qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe shtoi se edhe aktiviteti i tij politik ka qenë i lidhur ngushtë me familjen dhe me vendlindjen, Elbasanin, ku edhe do të kadidojë për kryebashkiak.

Boçi tha se një lidhje të fortë ka pasur veçanërisht me të atin, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta pak kohë më parë. “Komunikimi me të ka qenë shumë i afërt. U thye diçka shumë e madhe kur e humba. Ka qenë shoku im i ngushtë që më ndiqte kudo”, tha Boçi, teksa shtoi se humbja e tij tashmë është një motiv më shumë që ta bëjë atë krenar.

Ndërkohë për nënën Luçiano tha se pavarësisht viteve që ikin, përkëdheljet dhe fjalët e saj të ngrohta nuk mungojnë asnjëherë, “Më thotë fjalët më të bukura dhe më hyjnore”, tha për nënën.

Gjatë bisedës Boçi tregoi se ka qenë një nxënës me rezultate të shkëlqyera dhe dëshira e tij e madhe ka qenë që studimet t’i vazhdonte për shkencat ekzakte, por kjo gjë nuk ndodhi pasi atij si fillim nuk i doli e drejta e studimit dhe me shtesat arriti të futej në degën e gjuhë-letërsisë. Ndërkohë tha se paralelisht ka qenë shumë i angazhuar edhe në basketboll.

Luçiano zbuloi se në fillimet e tij nuk e kishte menduar ndonjëherë të përfshihej në politikë, por më pas ai tha se ishte dimensioni i lirisë që e shtyu atë drejt saj.

 

 

 

/Panorama.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top