Mirëqenie

May 19, 2018 | 12:31

Ushqimet më të mira pa gluten

Nëse keni hequr dorë nga drithërat e plota për shkak të intolerancës nga gluteni, zgjidhja nuk janë vetëm ato biskotat dhe makaronat ‘gluten free’. Ka dhe ushqime të tjera të shijshme të cilat natyrshëm nuk përmbajnë gluten.

Qiqrat

Janë ushqim i shkëlqyer për një dietë anti-gluten. Përveçse në supa miellin e qiqrave mund ta përdorni për pjekje.

Patatet

Kanë niseshte natyrale dhe kalium dy herë më shumë se bananet. Gjithashtu niseshteja që përmbajnë tretet ngadalë dhe është e dobishme për shëndetin gastrointestinal.

Misri

Mielli i misrit është një zgjidhje e shkëlqyer për të siguruar bazën e drithërave dhe karbohidrateve për të cilat ka nevojë regjimi ynë ushqimor.

Fistikët

Janë jo vetëm një opsion i mirë anti-gluten, por përbëjnë një minivakt të ulët në yndyra dhe në kalori. Mund të provoni gjithashtu të gatuani pulë ose peshk të pjekur me fistikë. Sigurojnë një burim të mirë proteinash dhe fibrash dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Djathi Chedar

Jo të gjithë djathrat janë gluten-free, por djathi chedar përbën përjashtim. Djathi Chedar është i pasur në kalium dhe proteina, por i ulët në karbohidrate duke shërbyer si një aleat i mirë nëse keni një plan distik të ulët në karbohidrate.

Patatet e ëmbla

Ashtu si patatet e zakonshme, patatet e ëmbla bëjnë pjesë gjithashtu në ushqimet natyrale anti-gluten. Janë të pasura gjithashtu me vitamina A, fibra dhe kalium.

Lulelakra

Lulelakra shërben si një zëvendësuese e mirë e grurit  dhe është e ulët në karbohidrate. Përveçse nuk ka gluten, përmban vitamina C, B, kalcium dhe magnez.

Arrat

Duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet e larta në karbohidrate, arrat sigurojnë fibra dhe acide yndyrore omega 3, që mbrojnë zemrën dhe i bëjnë mirë trurit dhe lëkurës.

Quinoa

Quinoa bën pjesë tek ushqimet e larta në fibra, por që shpesh mungon në dietën anti-gluten. Është gjithashtu një burim  i mirë proteinash, që do të thotë se përmban gjithë aminoacidet për të cilat trupi ka nevojë.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top