Mirëqenie

June 8, 2018 | 14:18

Nga Valentina Telhaj / A duhet t’u lejojmë fëmijëve shikimin apo leximin e lajmeve?

Lajmet paraqesin një koncept gjithëpërfshirës të informacionit. Sa herë që përmendim fjalën informacion, instinktivisht në e lidhim atë me gazeta, TV, radio, portale online. Informacioni ka në thelbin e tij të dhëna, por edhe një veçanti tjetër që lidhet me paraqitjen e tyre. Paraqitja e të dhënave ka rëndësi kur u japim përgjigje për të dhënat që kërkojmë.

MSc.Valentina Telhaj Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

MSc.Valentina Telhaj
Psikologe këshillimi, Terapiste ABA, Psikoterapiste EMDR & CBT

Kriteret bazë të klasifikimit të medieve përcaktohen kryesisht nga forma se si i ofrohen ato dhe klasifikohen në media televizive, media radiofonike, media të shkruara dhe mediat e internetit. Informacioni është diçka që mund të mësojmë, njohim apo kuptojmë. Llojet e komunikimit që ofrojnë këto media janë verbale dhe shqisore-perceptuese që ndikojnë në formimin e personit prandaj nuk duhet abuzuar me to. Të mësuarit me librin duhet të fillojë që në fëmijërinë e hershme, sepse ndikon në zhvillimin e shkathtësive të fëmija.

Të lexuarit nuk është vetëm një çelës që na çon drejt një suksesi, por është një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Shpeshherë ndodh abuzimi më fëmijët për orarin në orët e vona në lexim, TV apo në mediat sociale ku ata kanë akses informacioni të pakufishëm. Një fëmijë nuk mund t’i duket shumë interesante nëse duhet të shikojë lajmet, sepse ato mund t’i lexojë më vonë ose e kundërta e kësaj. Në të shumtën e rasteve ata imponohen në perceptimin e lajmeve.

Kjo që ndodh është se ata i shikojnë lajmet. Lajmet me paraqitjen e tyre në formate të ndryshme paraqesin rezyme ditore, e cila rezulton të jetë e mbushur me ngjarje dhe situata të papërshtatshme për fëmijët në mosha të caktuara. Fëmijët i shikojnë apo dëgjojnë lajmet shpeshherë përmes TV, Radios, gazetave, revistave dhe internetit. Leximi dhe shikimi i lajmeve vendore, rajonale dhe botërore si katastrofat natyrore, ngjarjet negative, raportimet e krimeve mund të shkaktojë te fëmijët përvoja stresi, ankth dhe zhvillimin e frikërave të ndryshme.

Në të shumtën e rasteve janë bërë ndryshime se si duhet të raportohen lajmet që kanë shkaktuar mundësinë pse fëmijët përjetojnë ankthe dhe frikëra të ndryshme. Këto ndryshime përfshijnë kanalet televizive dhe internetin, që 24 orë transmetojnë lajmet, kanalet televizive që transmetojnë ngjarje të drejtpërdrejta derisa transmetohen në ”kohë reale”, presion për të marrë lajme për publikun si pjesë e natyrës konkurruese të industrisë argëtuese, mbulim vizual i detajuar dhe përsëritës i fatkeqësive natyrore dhe akteve të dhunshme.

Ndërkohë që ka pasur një debat të madh publik në lidhje me dhënien e vlerësimeve televizive për të paralajmëruar prindërit për dhunën dhe seksin në programimin e rregullt, vetëm kohët e fundit janë shtuar diskutimet rreth tyre. Studimet kanë treguar se fëmijët dhe adoleshentët janë të prirur për të imituar atë që ata shohin dhe dëgjojnë, një lloj efekti ngjitës është i përshkruar si “imitimi”. Ekspozimi kronik dhe i vazhdueshëm ndaj një dhune të tillë mund të çojë në frikë, mungesë ndërgjegjësimi dhe te disa fëmijë, rritje të sjelljeve agresive e të dhunshme.

Studimet tregojnë gjithashtu se transmetimet e medias jo gjithmonë zgjedhin të tregojnë gjëra që pasqyrojnë me saktësi prirjet lokale ose kombëtare. Efektet e mundshme negative të lajmeve mund të pakësohen nga prindërit, mësuesit ose të rriturit e tjerë, duke i parë lajmet me fëmijën dhe duke folur për atë që është parë ose dëgjuar. Mosha e fëmijës, pjekuria, niveli i zhvillimit, përvojat jetësore dhe dobësitë, duhet të udhëzojnë se sa dhe çfarë lloj lajmesh duhet të shohë fëmija.

Udhëzimet për minimizimin e efekteve negative të lajmeve përfshijnë monitorimin e sasisë së kohës që fëmija shpenzon duke parë lajmet, kohën e mjaftueshme dhe një vend të qetë për të biseduar mbi cilësinë e lajmit, nëse do të jetë shqetësues apo tronditës ndaj fëmijës. Shikojeni lajmin me fëmijën tuaj, pyeteni atë se çfarë ka dëgjuar dhe a ka pyetje rreth tij. Kërkoni shenja ku lajmet mund të kenë shkaktuar frikë ose shqetësime të tilla si pagjumësia, frika, qarja, ose duke folur për frikën.

Prindërit duhet të kujtojnë se është e rëndësishme të bisedojnë me fëmijën ose adoleshentin për atë që ka parë ose dëgjuar. Kjo u lejon prindërve të zvogëlojnë efektet e mundshme negative të lajmit dhe të diskutojnë idetë dhe vlerat e tyre.

Fëmijët nuk mund të mbrohen plotësisht nga ngjarjet e jashtme, por prindërit mund t’i ndihmojnë ata të ndihen të sigurt dhe t’i ndihmojnë që të kuptojnë më mirë botën rreth tyre. Kështu do ndikohet shumë pak ose aspak.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top