Mirëqenie

August 24, 2016 | 8:12

Ushqimet që nuk duhen ruajtur në frigorifer

Zakonisht produktet ushqimore ruhen më mirë në temperatura të ulëta, në frigorifer. Por, është vërtetuar se disa prej tyre nuk mbijetojnë në kushte të ftohta. Në disa raste, frigoriferi është një faktor që përshpejton prishjen e këtyre produkteve.

Buka është një nga produktet që nuk duhet mbajtur në asnjë mënyrë në frigorifer. Ajri i ftohtë bën që ajo të thahet më shpejt. Mënyra më e mirë për ta mbajtur bukën është në temperaturën e dhomës, por edhe në këto kushte jo më shumë se 4 ditë. Në qoftë se ajo është shumë e madhe, një pjesë mund të vendoset në akull për të shmangur tharjen apo mykun.

Hudhrës nuk i “pëlqen” aspak i ftohti dhe s’është e nevojshme ta mbani në frigorifer. Për të është i përshtatshëm çdo vend i thatë, si një raft, por jo më shumë se 2 muaj. Është e nevojshme që ky ambient të ketë një ajrosje të mirë, që hudhra të jetë sa më e freskët.

Salcat pikante Ekziston bindja se të gjitha salcat ruhen më mirë në frigorifer. Por, në fakt, shumica prej tyre përmbajnë kripë, uthull dhe sheqer, të cilët janë konservantë shumë të mirë. Salcat pikante mund të mbahen në dollap deri në 3 vjet.

Patatja Temperaturat e ulëta e shndërrojnë amidonin që gjendet në patate në sheqer, fakt i cili ndryshon aromën e tij. Ndaj, është më mirë t’i mbani në një qese letre në qilar. Mos i përdorni qeset plastike, pasi ato nuk lejojnë lagështirën të dalë dhe, për këtë arsye, patatet prishen më shpejt. Gjithashtu, mbani mend se ky produkt nuk “mbijeton” në temperatura të ulëta. Një temperaturë 7°C mund të ketë efekte katastrofike për patatet.

Domatja Shmangni ruajtjen e domateve në frigorifer, sepse ajri i ftohtë i transformon në diçka që nuk mund të konsumohet. Domatet duan ngrohtësi dhe, sa më shumë t’i mbani në frigorifer, aq më shumë ato prishen.

Qepa është baza e shumë gatimeve dhe me siguri nuk duhet mbajtur në frigorifer. Metoda më e mirë e ruajtjes së saj, për të lejuar qarkullimin e ajrit, janë qeset prej rrjete ose cope. Qepa mbahet mirë në një vend të errët, sepse në dritë ajo ndryshon shijen. Gjithashtu mos e harroni: qepa “urren” të rrijë afër patates, sepse kjo e fundit eliminon gazrat dhe lagështirën, të cilat e prishin qepën.

Kafja Shumë njerëz mendojnë se ajo mund të mbahet shumë mirë në frigorifer. Por, kondensimi dëmton shijen dhe cilësinë e kafesë. Përveç kësaj, ajo ka një aromë shumë të fortë dhe mund të ndryshojë shijen e erën e produkteve të tjera të depozituara në frigorifer.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top