Këshilla & Arsye

December 5, 2017 | 11:17

Ushtrimet në grup mund t’ju shpëtojnë nga ankthi

Studimi i Universitetit të New England tregon përfitimet e ushtrimeve në grup në mirëqenien mendore dhe emocionale të njerëzve.

Group Of Runners Jogging Through Park

Çiklizmi ose ndonjë lloj tjetër i stërvitjes mund të jetë një ilaç për shëndetin mendor, një ilaç natyral për të luftuar ankthin. Kjo është demonstruar nga një studim i ri, i cili theksoi se si trajnimi në grup garanton një reduktim të niveleve të stresit dhe një përmirësim në cilësinë e jetës, superior ndaj ushtrimeve të vetmuara.

Studimi i 69 vullnetarëve zgjati gjithsej 12 javë dhe çdo katër pjesëmarrës u pyet për  nivelet e stresit dhe cilësinë mendore, fizike dhe emocionale të jetës. Në fund të kursit, ata që ishin ushtruar në grup treguan përmirësime të mëdha, duke shënuar një rënie në nivelet e stresit me 26.2 përqind.

 “Takimi me miqtë apo kolegët për të kryer aktivitete, garanton disa përparësi”. Sipas ekipit, takimi me njerëz të tjerë mund të garantojë reduktimin e stresit në mjedise me presion të lartë, siç janë universitetet për studentët.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet duhet të hulumtohen më tej, pasi studimi u krye në një mostër të vogël. 

Për më tepër, hulumtimi nuk ka shqyrtuar përmirësimet në formë fizike dhe nuk është një përpjekje për të zvogëluar avantazhet e shumta që rrjedhin nga një trajnim i vetmuar, mbi të gjitha për ata që i dedikohen aktiviteteve konkurruese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top