Mirëqenie

September 14, 2020 | 10:37

Vaj ulliri dhe lëng limoni, eliksiri i një jete të gjatë dhe të shëndetshme

Shpesh dëgjojmë për përfitimet e lëngut të limonit ose vajit të ullirit. Madje ky i fundit është etiketuar si një ilaç për shkak të përfitimeve të shumta që u jep organizmave. Megjithatë, ajo që shumë njerëz ende nuk dinë është se kombinimi i këtyre dy ushqimeve të jashtëzakonshme mund të sjellë përfitime vërtet të papritura për trupin. Le ta zbulojmë së bashku.

Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të ullirit dhe lëngut të limonit

Efekti detox. Marrja e lëngut të limonit së bashku me vajin e ullirit ekstra të virgjër çon në detoksifikim të trupit, duke i dhënë forcë mëlçisë dhe duke e ndihmuar atë të detoksifikohet nga vaktet e rënda.

Rregullimi i kolesterolit. Potenciali i limonit në djegien e dhjamit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa ai i mirë tenton të rritet.

Reduktimi i kapsllëkut. Falë efektit pastrues të limonit dhe efektit qetësues të vajit, kapsllëku gjithashtu ka tendencë të ulet.

Efekt antioksidues. Vaji dhe limoni së bashku sigurojnë një sërë antioksidantësh të aftë për të parandaluar dhe ngadalësuar plakjen e parakohshme.

Rregullimi i presionit. Përzierja e antioksidantëve dhe mineraleve ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Dobësim. Duke ndihmuar mëlçinë të punojë më mirë dhe duke çuar në tretje më të mirë, vaji dhe limoni në mënyrë indirekte kontribuojnë në humbjen e peshës, duke çuar në metabolizim më të shpejtë të yndyrnave.

Tani që kemi parë përfitimet e jashtëzakonshme të eliksirit të bazuar në vaj dhe lëng limoni, le të shohim se si ta përgatisim dhe ta marrim atë.

Për t’u siguruar që ky eliksir punon pa dëmtuar siç është shtimi i peshës për shkak të kalorive të pranishme në vaj, është e nevojshme t’i merrni ato në mënyrë korrekte.

Për ta bërë këtë, thjesht bashkoni gjysmë luge gjelle vaj ulliri me lëngun e gjysmë limoni, mundësisht organik, i përzieni së bashku dhe e pini menjëherë, mundësisht me stomak bosh dhe për të paktën tre herë në javë. Në këtë mënyrë përfitimet do të vijnë shpejt. Ky është një ilaç që duhet të përfshihet në një mënyrë jetese të shëndetshme bazuar në një dietë të ekuilibruar, përfshirë aktivitetin e duhur fizik.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top