FB

December 13, 2021 | 8:14

Vaksinohu mik, mos e lër me një dozë! Pse duhet të reflektojmë sa jemi në kohë!

 

 

Reflektim për situatën epidemike që vijon të marrë jetë njerëzish.

Gjeneratorët që përdoren për shkak të mungesës së energjisë janë të dëmshëm për nga zhurma e tyre e vazhdueshme në kokën e njeriut. Dhe toksinat e shumëllojshme që ato lëshojnë pandërprerë, dëmtojnë në fakt shumë më tepër organizmin e njeriut, sidomos në kohën e vjeshtës dhe të dimrit, por nuk përjashtohet as periudha e pranverës dhe e verës.

 

albina

Nga Albina Hyseni, studiuar Administratë Publike Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane, njohuri të gjera psikologjike, teknike, farmaceutike. Autore e shumë shkrimeve kërkimore shkencore

 

E di që shumë shpesh është prekur ndërprerja e energjisë deri në pikën ku edhe janë shfaqur nervozizma çasti, por edhe tensione të vazhdueshme se si në këtë shekull dhe në një vend të vogël si Kosova të jenë ende probleme fillestare jetësore, si edhe shumë të tjera. Jepen shumë arsye se do të ketë rregullime, gjë që tanimë kjo as që duhet të përmendet. E gjithë kjo është vetëm njëra nga pasojat, të cilat populli i Kosovës ende ballafaqohet në forma nga më të papranueshmet njerëzore. Mund ta paramendoni, përveç kësaj pike, sa pika të tjera janë pasoja nga e kaluara, të cilat po ashtu kanë ndikuar dhe ndikojnë tek çdo individ, si në fushën ekonomike dhe atë shëndetësore, po ashtu administrative të sektorëve të ndryshëm, të cilët janë hallka të cilat po të jenë mirë, nuk do të prisheshin. Sigurisht, me shpresën dhe punën e mirëfilltë, por së pari individualisht, pra duke treguar njerëzoren brenda vetes.

0

Sa gjë e bukur do të ishte që ne tani të ishim të vaksinuar shumica, me të dyja dozat anti Covid-19 dhe të flisnim për gjelbërimin, sidomos në qytetet ku kapluar betoni, sikur arkitektura të ishte e saktë, por që të mos të devijojë, të mos pritet siç janë pritur më nga 6 vite për një rregullim rrugor e të bëhet me taksat e qytetarëve dhe të lavdërohen ata/ato që as për së afërmi nuk ia kanë dalë të shohin saktë. Përse nuk vihen në diskutim gjërat të cilat shumë gjenerata u shkelën, dhe tani, pra shumë koka ama, janë shkelur.

Por, ata e dinë mirë që jo vetëm ndërgjegjja në të ardhmen, që shpresoj të marrë shpejt mesazhin e të shkojë pas grilave, jo pse dua unë, por sepse diçka shihet tanimë dhe dihet. Ah dhe kurrë mos thuaj ‘me mua sillet mirë, nuk më intereson për gjë tjetër’, sepse pikërisht me ty sillet mirë (fals) por me njerëzit të cilët ti nuk je as për së afërmi, kudo që të jesh punëtor e njeri që pretendon, nuk je, sepse fakti tregon pro gjërave të dëmshme, si drogat  e ndryshme spitaleve që nuk u vjen era spital, as tanimë gjykata të blera në shumë raste, andaj reflekto (e di që do jenë prapa grilave, e sigurt vetëm kurrë jo) qofsh në Kosovë apo edhe në vendet e tjera të Ballkanit dhe Evropës e gjeri në vendet më të largëta, edhe në SHBA-të e miqve tanë më të mirë.

Sigurisht, ka nga ata që kanë manovruar me pasurinë e tjetrit, duke bërë shumëllojshmëri gjërash që të hyjnë në hipoteka me padrejtësi ekstreme, duke lënë familje të pafajshme nga helmi i tyre dhe nga neglizhenca e komunave dhe bankave, të cilat edhe sot paraqesin probleme drastike, siç i keni dëgjuar dhe parë. Por a duhet të marrë fund një herë e mirë dhe që të marrin atë që meritojnë? Kjo do të ndodhë më shpejt se sa plumbi, ama për të mirën e gjithsecilit pa dallime, e di që janë asgjë, dhe asgjë do mbesin në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reflektoni para se të jetë tepër vonë, sepse fëmija, bashkëshortja, ti dhe ata/ato që të mbajtën në këtë të keqe, nesër mund t’u shfaqet tek vetja dhe të afërmit që nuk do të dëshironte t’u ndodhte.

Vaksinohu mik, mos e lër me një dozë!

Mos lejo unë, Ti, Ai, Ajo që të pengojë të vaksinohesh, kushdo qofshin, ngado qofshim.

2022 qoftë një vit që do ta lërë pas këtë të keqe 3-vjeçare, dhe shumë shëndet së pari për gjithë fëmijët e botës dhe të gjithë gjyshërit, prindërit, e mandej vëllezërit, motrat e të afërmit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top