Në fokus

October 7, 2020 | 8:02

Veçoritë e personalitetit të personave që preferojnë të rrinë vetëm

Bota është e bukur sepse është e larmishme dhe për këtë arsye jo të gjithë arrijmë të shfaqim një karakter ekstrovert që vazhdimisht na hedh në turmë, duke tërhequr vëmendjen e atyre që na rrethojnë. Disa njerëz në fakt preferojnë të rrinë vetëm dhe kjo shpesh është e mirë. Ata që gëzojnë shoqërinë e tyre zakonisht kanë disa tipare dalluese të personalitetit. Këta individë nuk e shohin të nevojshme të përqendrojnë jetën e tyre rreth grupeve të mëdha, duke preferuar të ndajnë gjërat e tyre më intime në kontekste më të vogla.

Ata që ndihen më rehat vetëm janë individë introvertë. Problemi për këta njerëz është se në shoqërinë e sotme, të qenit introvert konsiderohet si diçka e gabuar, në një botë ku çdo aspekt i jetës sonë duket se përqeshet në mediat sociale edhe këta njerëz shihen si stereotipe shoqërore.

Njerëzit që mund ta vlerësojnë vetminë kanë një forcë dhe besim përtej kufijve normalë dhe kanë një njohuri më të madhe për veten e tyre. Sipas disa studimeve, njerëzit introvertë kanë disa karakteristika të personalitetit, të cilat arrijnë t’i bëjnë ata të ecin përpara në jetë në mënyra shumë të forta dhe përveç kësaj ata gjejnë lehtësisht kohë për t’iu kushtuar vetes.

Karakteristikat kryesore të këtyre njerëzve janë si më poshtë:

  1. Forcë më e madhe emocionale

Ata janë në gjendje të pranojnë, kuptojnë dhe identifikojnë emocionet e tyre shumë më mirë se të tjerët, pasi kalojnë shumë nga koha e tyre duke vëzhguar dhe vlerësuar ndjenjat e tyre.

  1. Ata janë empatikë

Kjo afërsi me emocionet e tyre i bën ata vërtet të aftë të kapin ato të të tjerëve dhe të ndiejnë ndjeshmëri ndaj tyre, veçanërisht nëse kalojnë periudha dëshpërimi.

  1. Kanë një mendje të hapur

Ata nuk jetojnë të mbyllur nga stereotipet dhe janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë dhe vlerësojnë ide të ndryshme nga të tyret.

  1. Ata nuk kanë nevojë për pranim

Në këtë botë, ku duket se për të fituar lumturinë, duhet të ndihemi të pëlqyer nga të gjithë dhe të marrim komplimente përmes rrjeteve sociale, për gjithçka që bëjmë, këtyre njerëzve u duhet vetëm një gjykim, ai i tyre.

  1. Ata i pranojnë të metat e tyre

Askush nuk i njeh më mirë se vetja dhe ata mund ta kuptojnë shumë mirë kur gabojnë dhe nuk kanë aspak turp të pranojnë kur gabojnë.

  1. Ata e duan shoqërinë e njerëzve intelektualë

Të qenit introvert i bën ata shumë selektivë kur bëhet fjalë për miqësinë dhe kjo i afron ata me njerëz të ngjashëm me ta, me të cilët ata mund të ndajnë ide dhe mendime, madje edhe të një thellësie të caktuar kulturore.

  1. Ata e shijojnë kohën e tyre

Këta njerëz dinë se si ta zënë kohën e tyre dhe nuk mërziten lehtë, duke ditur të kuptojnë rëndësinë që ka çdo minutë në jetën tonë.

  1. Ata janë shumë intuitivë

Ata janë në gjendje të parashikojnë situata të caktuara, duke pasur parasysh se ata kanë një aftësi të madhe për të vlerësuar avantazhet dhe disavantazhet dhe shpesh arrijnë në rezultate të caktuara.

 

 

 

Burimi / https://www.positivevibration.guru/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top