Pika referimi

November 9, 2015 | 14:22

Vëllime shpirtërore që duhen lënë të ikin

eljan taniniNga:Eljan Tanini

 Ajo mësoi të kishte shumë. Ndihej si e zbrazur, fundi i bazamentit prej të cilit do të fillonte të merrte thithjen e rënies. Mes epsheve të një vajze plot padituri e të një djali që sa vjen edhe përçmon më shumë jetën dhe njeriun, ajo zgjodhi të pëlqente gjininë e saj. Për aq sa njohim në këtë qytet lesbiket janë të pakta?! Edhe ato që janë, duket sikur duan të jenë në të kundërt, sa për t’u dukur apo për të thënë që, shoqëria jonë i ka të gjitha. Përsëri mes miqsh. Mes tolerancës dhe indiferencës, nuk do të dija kë t’u falja… Kështu del edhe fajtori. Ai ose i ajo që e tha këtë, duhet të tërhiqet gjithmonë nëse ndodh më vonë… Ka rëndësi kjo… Rifilluan ndarjet… Diku duhet të mbështetesh…

Idetë e dikujt duan ndarjen për një kohë më të mirë të kaluar së bashku e që këtu fillon një përçmim ndaj tjetrit. Të rinjve u jepet çdo gjë, (çudi!) çdo forcë e të vepruarit. Miqtë e rinj marrin mburrje të mëdha (prej vete a prej të tjerëve…).

Megjithëse jo lehtë bën miq sot, janë po këta të fundit që i luftojnë ato, pasi morali i tyre është vështirë të qetësohet. E atëherë kush do të mund të duronte ofendimet plot mburrje të një studenti? Dhe çfarë duhet t’u shlyesh atyre për të qenë i pranueshëm për ta? Më të kotën. Mos vallë është faji im që miqësia lindi nga rastësia? Apo rastësia nuk ekziston, dhe e vërteta është se kështu duhet të ndodhte patjetër? Edhe kjo është një rastësi në paramendim. Nuk është habi të jetë për pak pikëpyetje. Për dikë që largohet apo që ndahet, mund të jetë një jetë e mërzitshme të kënaqësh për herë miqtë. T’i dëgjosh se si çirren në mburrje është të bësh spektatorin. Kështu pra, shumë të dashur tym cigaresh, apo ngjyrë kafesh, në të shumtën dëshirë për flirte nisin përkëdhelitë gjithmonë nga e para. Vetja thotë: “Shumë herë miqtë janë të pasur. Janë një shoqëri që mund ta bëjë dëshirën dhe ta zgjedhë atë. Për ta kaluar këtë, ka edhe midis tyre nga ata që nuk janë në të njëjtën ekonomi me ta, që qëndrojnë pranë për të përfituar përkrahjen e tyre sa për shoqëri, por në të vërtetë nuk i lidh asgjë. Kështu nis një lidhje në gjendje të tepruar lakmitare. Edhe po të përshtatesh nuk të përshtaten mendimet, qëndron me ta vetëm për shoqëri. Shoqëria e varfër, që është pak më e hapur, të tregon më shumë. Atje mund të gjesh kalime gjendjesh shpirtërore, sepse duan të duken më ndryshe. Mund të zbulosh tek ata të paktën dëshirën për të qenë. Dëshirë, e cila nuk manipulohet, sepse sajesat e tyre të para qëndrojnë mirë. Nuk mund të zgjedhin shumë, përkëdhelitë e tyre janë teka nga mospasja e parasë”. Unë them: “Tani ndihem sikur të kem udhëtuar në shpirtra të ndryshëm, nuk mund të ndalem. Nuk kam njohur ende shumë vëllime shpirtërore, por të paktën për aq sa munda të njoh deri tani, mund të them se dëshira jonë e përbashkët është të jemi mbi çdo gjë që mund të zotërojmë.

Kështu qajmë shpesh, të vonuar në absurditet. Meqë të paktën ekzistojnë mijëra lloje shpirtrash që nuk ngjajnë aspak me krijuesin e tyre, (sepse ai nuk i krijoi ashtu siç janë ata tani), atëherë as ne nuk mund të jemi të ngjashëm me fillimet tona. Ne duam të jemi më të këqij se krijuesi ynë”. Mes miqsh, një mik do të zbulojë mes fjalëve të tij veprimet tona të pashmangshme nga matematika. Lëviz më tej. Një mikeshë tregon, përvojat e saj. Sa e shpifur bëhet e drejta njerëzore. Ajo nuk ekziston. Thjesht manipulohet lehtë në emër të saj. Ishim ne ata që i shpikëm të gjitha këto, por prapë kërkojmë mëshirë prej tyre. Shpirti ynë dëshiron të ndërlikohet pa masë. Është në dëshirën tonë të ndërlikojmë, fundin e zgjidhim vetë. Mendime të shprehura hapur në disa gota vere. Dikush më i përgatitur se tjetri, më duken si tufa doktoraturash dhe po këta, si tulla të mbushura me filozofë. Ndodh që mund të mos kuptosh asgjë prej tyre. Të thonë fjalë të pashmangshme për atë që jeton, për atë mundësi që nuk e ke bërë mirë, edhe për më shumë për të shkuarën tënde. Kush i beson ata që mund të mashtrojnë…?! Këta ithtarë që duan të bëhen të pashmangshëm, më duken si etër që duan të të ftojnë në besimin e tyre. Atëherë më thoni që jam mizantrop. I ndodhur në bar kafe pas asnjë pikë në fund.

 

 

 

 

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top