FB

May 8, 2023 | 9:26

VENEERS DENT ALBANIA / Buzëqeshje Hollivudiane me anë të Fasetave Dentare në vetëm 7 ditë

E dini se jeni 7ditë larg buzëqeshjes VIP? Me anë të Fasetave (VENEERS) E-max ju mund të keni buzëqeshjen hollivudiane që gjithmonë keni ëndërruar. E ku tjetër më mirë sesa në qendrën e specializuar për Faseta VENEERS DENT ALBANIA?

Sot në vetëm 7 ditë mund të kesh buzëqeshjen që ke ëndërruar!

• Dhëmbë të bardhë

• Dhëmbë natyralë

• Rezultate të mrekullueshme

• Pa dhimbje Çfarë janë VENEERS (Fasetat)?

Fasetat janë shtresa të tejdukshme, transparente të qeramikës, të cilat sigurojnë një buzëqeshje hollivudiane.

Me anë të Fasetave rregullohen:

• Probleme pozicionimi të dhëmbëve

• Dhëmbë të çngjyrosur

• Dhëmbë me hapësira

• Dhëmbë të ciflosur

• Dhëmbë të abraduar

Ne jemi qendër që krijojmë Veneers të personalizuar për imazhin tuaj, për personalitetin tuaj, sipas kërkesave tuaja. Një punim që do e bëni një herë në jetë. Ato realizohen me anë të teknikës së fundit të IPS-Empress, një lloj unik porcelani që përdoret vetëm për të tilla punime estetike. Ngjajnë me lente kontakti. Në klinikën tonë kemi punime të bëra prej 20 vitesh dhe që kanë jetëgjatësi në gojën tuaj.

Si përgatitet dhëmbi për fasetat EMAX VENEERS?

Dhëmbi lëmohet në sipërfaqen e jashtme vetëm një shtresë e hollë nga 0.3 deri 0.7 mm. Është punimi më konservativ i mundshëm i dhëmbit për një ndryshim cilësor, rrënjësor.

Cilat janë hapat që duhet të ndjek për të pasur këto punime?

Hapi i parë është realizimi i një SMILE DESIGN, d.m.th. si duhet të jetë buzëqeshja ideale ku duam të arrijmë. Këtë e realizojmë në klinikë falë teknologjive më të fundit dhe inovative që ne disponojmë. Mund të shikoni që në fillim se si do duket buzëqeshja juaj e re. Më pas vijon përgatitja e dhëmbëve, më MINIMALJA nga të gjitha llojet e përgatitjeve që bëhen në dentistrinë estetike. Marrja e masës, prova dhe ngjitja e fasetave, sa është jetëgjatësia e tyre? Fasetat, megjithëse janë shumë të holla, ato çimentohen me dhëmbin me një material të veçantë, i cili bën që ato të zgjasin gjithë jetën.

A ndërrojnë ngjyrë me kalimin e viteve, zverdhen, a marrin njolla FASETAT EMAX?

Jo, ato nuk ndikohen nga asnjë agjent i jashtëm. Qëndrojnë njësoj siç i keni vënë ditën e parë.

Sa faseta duhet të bëj që të ndryshoj buzëqeshjen?

Minimumi 6 faseta, maksimumi 10, në varësi se sa të gjerë e keni buzëqeshjen. Në përgjithësi ato kryhen në linjën që vjen buzëqeshja juaj në mënyrë që të ngjajë sa më harmonike dhe natyrale. Është e vërtetë që ky lloj punimi është më i kërkuari dhe më i shtrenjti sot në botë, sepse edhe aktorët e Hollivudit, një pjesë e mirë e kanë kryer këtë lloj punimi super estetik në gojën e tyre. Ky lloj i veçantë i porcelanit dhe punimi super i vështirë edhe super artistik që i bëhet, konkurron me përsosmëri natyralitetin e smaltit.

 

Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, përballë Taivanit, Tiranë +355 (0) 69 98 60 133 | [email protected] | www.veneersinalbania.com Veneers Dent Albania veneersdentalbania

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.179, muaji Maj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top