Fundi i lëkurës është një nga tendencat që do të shënojë pranverën e vitit 2022. Zbuloni se si ta vishni këtë trend duke parë veshjet më të fundit…
Sensual, modern dhe jo domosdoshmërisht rock: fundi i lëkurës po bëhet mjaft bashkëkohor me pëlhurën e tij të butë dhe të lehtë. Mund të jetë me gjatësi mesatare ose të shkurtër, por është materiali që është në qendër të vëmendjes. Stilistët luajnë me finiturat: lëkurë opake me zinxhir, lëkurë shumë të shndritshme si vinyl por edhe trajtime që krijojnë një efekt “të përdorur”, ndërsa e zeza kontrastohet me ngjyrën kafe, e cila vjen më e ëmbël.
Burimi / https://www.vogue.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.