FB

June 21, 2024 | 7:09

Vetëbesimi, elementi më i rëndësishëm për formimin e një personaliteti të fuqishëm

Vetëbesimi është element shumë i rëndësishëm për formimin e një personaliteti të fuqishëm.

1

 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindër, edhe ky proces, vërtetë shumë i ndërlikuar, fillon me ju. Sa ju keni vullnet të zgjidhni fjalën, veprimin apo gjënë e duhur dhe t’i jepni kohë fëmijës të realizohet. Nëse ju do të jeni të paduruar apo urdhërues apo paragjykues, fëmija do të jetë gjithmonë në ankth e dyshim për veten.

Vendosja e një gjendje të tillë nuk lejon fëmijën të besojë te vetja dhe ta vlerësojë atë.

Prindër kini pak durim, jepjani këtë kohë fëmijës dhe shmangni paragjykimet e krahasimet, gjithashtu jini të vëmëndshëm me zërin kur flisni.

Po ta regjistroni veten kur i flisni fëmijës dhe ta dëgjoni më pas, do të trembeni edhe vetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top