FB

June 16, 2022 | 9:40

Vitamina C, serumi që mbron lëkurën

Dimrin e kemi lënë pas. Nevoja e parë e lëkurës është që të rinovohet dhe të fitojë sërish shkëlqimin që e ka humbur gjatë muajve të ftohtë. Me këtë qëllim, Vitamina C, një nga antioksidantët më të mirë për lëkurën, është përbërësi kyç për të dhuruar shkëlqim dhe energji.

c

Të pini një gotë lëng portokalli në mëngjes është njësoj si të përthithni energji të pastër! Vitamina C mund të mos jetë përbërësi më i ri në panoramën e produkteve, por është pa dyshim një ndër më të mirat dhe më efikaset për lëkurën tuaj.

Ç’është vitamina C?

Me pak fjalë, është një super përbërës kundër plakjes. Është një nga vitaminat më të mira për të mbrojtur lëkurën dhe trupin nga agresorët ambientalë, falë cilësive të saj anti-oksiduese dhe falë rolit që kryen në sintezën e kolagjenit.Vitamina C e ndihmon lëkurën të formojë një mbrojtje natyrale kundër stresit të përditshëm, siç është ndotja dhe dëmet e diellit. Duke pakësuar ekspozimin ndaj këtyre faktorëve të dëmshëm, lëkura mund të funksionojë efektshëm për të riparuar veten, duke u bërë më e shëndetshme dhe më e fortë. Po ashtu, Vitamina C ndihmon për tonalitetin e lëkurës, duke pakësuar shfaqjen e shenjave dhe duke përmirësuar hidratimin, i cili ndihmon për ta ruajtur atë të tonifikuar dhe me shkëlqim. Nëse ndjeni se lëkura juaj është e lodhur dhe në ngjyrë gri, produktet që përmbajnë Vitaminë C, janë ushqime që duhet t’i shtoni menjëherë në çantën tuaj të pazarit.

Kur duhet përdorur?

Vitamina C mund të përdoret si në mëngjes, ashtu dhe gjatë natës, sipas rutinës që keni. Nuk është i këshilluar përdorimi në mëngjes, sepse ndihmon për të shkëlqyer lëkurën kur ndiheni më të lodhura. Nëse përdoret si përbërës trajtimi, duhet të përdoret pas ekfolimit dhe para hidratimit.

Produket më të mira për fytyrën dhe trupin

Vitamina C kryen një rol thelbësor për mirëqenien e organizmit. Janë shumë të dukshme cilësitë e saj për sa i përket forcimit të sistemit imunitar, por pa dyshim nuk janë të vetmet. Në fakt, kjo vitaminë ofron shumë përfitime për sa i përket shëndetit të lëkurës, duke qenë një aleat i rëndësishëm si për lëkurën e fytyrës, ashtu dhe për atë të trupit. Jo rastësisht tregu ofron një zgjedhje shumë të madhe të produkteve të lëkurës, kremra, serume me bazë vitaminë C. Në disa raste kombinohet me ushqyes të tjerë, ndërsa në raste të tjera përdoret vetëm për të fituar rezultate të ndryshme, por gjithmonë të kënaqshme, sipas nevojave të gjithsecilit.

Serum për fytyrën me bazë Vitaminë C

Serumi ushqen në thellësi fytyrën dhe qafën, një trajtim i këshilluar sidomos për moshën mbi 30 vjeç dhe duket vendosur para kremit. Shumë serume të tillë i gjeni në dyqane beauty ose në farmaci. Bëhet fjalë për serume anti[1]moshë, të cilat përmbajnë përbërës bio, si acid hialuronik, pasuruar me Vitaminë C dhe E, që ka veprim kundër rrudhave dhe njollave. Po ashtu, serumi mund të kombinohet edhe me kremin anti-rrudhë.

Maskë për fytyrën

Edhe bërja e rregullt e një maske për fytyrën me Vitaminë C është një zakon i mirë që duhet ta bëni herë pas here. Cilësitë e Vitaminës C, të cilën mund ta mbani për disa minuta në fytyrë janë të paimagjinueshme. Ushqen në thellësi edhe lëkurën më të fikur, duke e hidratuar dhe duke i dhuruar shkëlqim.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top