Në një rrëfim në dy kohë si profesioniste, grua, nënë, bashkëshorte, dhe sot gjyshe, Vitore Ndou sjell mesazhe të rëndësishme për jetën.
Pas një përvoje të gjatë në sistemin shëndetësor dhe kontributit si promotore e dijes dhe profesionalizmit, Vitore Ndou hap sallonin Vitoria Beauty Center në Tiranë, një qendër bukurie dhe dermoestetike.
Përkushtimi për punën e adresoi në një tjetër specialitet, në atë të filler dhe botoks, profil që e ofron sot në Vitoria Beauty Center si një mjeshtre njohëse e injektimit.
Në Vitoria Beauty Center do të gjeni gjithashtu, shërbimet më profesionale për të qenë këtë sezon nusja më e bukur apo maturantja më tërheqëse e vitit.
Surpriza e kësaj vere është dhe linja më e re kozmetike, Vitoria Beauty, një linjë origjinale premium që synon t’u ofrojë klienteve rezultate profesionale. I gjeni në kompleksin Tirana Golden Park, në Tiranë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.