Promovojnë shërimin
Mos u mashtroni nga një madhësi e vogël me lëkurë delikate. Vetëm një kokërr ka deri në 15% të vitaminës C që ju duhet çdo ditë. Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin tuaj të shërojë plagët dhe forcon sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu ndihmon në largimin e “radikalëve të lirë” – kimikateve që janë të lidhura me kancerin, sepse mund të dëmtojnë qelizat tuaja.
Ndihmojnë shikimin
Një antioksidant i quajtur beta-carotene i jep pjeshkës ngjyrën e tyre të artë-portokalli. Kur e hani atë, trupi e kthen në vitaminë A, që është çelësi për vizionin e shëndetshëm.
Përmirëson tretjen
Një kokërr mesatare mund t’ju japë më shumë se 9% të fibrave që trupi juaj ka nevojë çdo ditë. Ushqimet me fibra të larta mund t’ju mbrojnë nga problemet si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri kolorektal. Por përfitimi që mund të vëreni më së shumti ndodh në banjë: Marrja e mjaftueshme e fibrave mund të ndihmojë në parandalimin e kapsllëkut.
Ndihmon në ruajtjen e peshës
Pjeshkat kanë më pak se 60 kalori, nuk kanë yndyrna të ngopura, kolesterol, ose natriumi. Dhe më shumë se 85% e një pjeshke është uji. Plus, ushqimet me fibra të larta ju ngopin. Kur hani pjeshkë duhet shumë kohë që të ndiheni përsëri të uritur.
Merrni vitaminën E
Arra dhe fara janë burimet më të njohura të kësaj vitamine, por pjeshkë janë gjithashtu të lidhura me të. Ky antioksidant është i rëndësishëm për shumë qeliza të trupit tuaj. Ajo gjithashtu mban sistemin tuaj imunitar të shëndetshëm dhe ndihmon zgjerimin e enëve të gjakut për të ruajtur gjakun nga mpiksja.
Mban kockat të shëndetshme
Kaliumi mund të ndihmojë në balancimin e efekteve të një diete të lartë me kripë. Mund të ulë tensionin e gjakut, së bashku me shanset për gurët e veshkave dhe humbjen e kockave. Ju duhet rreth 4.700 miligram kalium çdo ditë, dhe është shumë më mirë për ta marrë atë nga ushqimi sesa si shtojcë. Një pjeshkë ka 250 miligramë.
Lehtëson dhimbjet e stomakut
Nëse keni vështirësi në stomak, një meze e lehtë e pjeshkave të konservuara mund të jetë një ide e mirë. Ata janë të buta, janë më të pakta në fibra se sa frutat e freskëta dhe treten më lehtë. Si pjesë e asaj që quhet “dietë e butë gastrointestinale”, pjeshkët e konservuara mund të lehtësojnë dhimbjet e stomakut si dhe diarrenë.
Mbron dhëmbët tuaj
Pjeshkët mund t’ju ndihmojnë t’i mbani dhëmbët të shëndetshëm, sepse ata kanë fluorid. Ky mineral, që gjendet në pastën e dhëmbëve, gjendet gjithashtu dhe në disa ushqime, duke përfshirë pjeshkët. Ndihmon në luftimin e mikrobeve në gojën tuaj që mund të shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve.
Zgjidhni një pjeshkë perfekte
Pjeshkët janë gati për t’u ngrënë kur shtypen pak nëse ushtrojmë presion me gisht. Pjeshkët e forta mund të lihen në tavolinë për disa ditë që të piqen, por sapo të jenë gati, vendosini ato në frigorifer. Ti lësh ato jashtë pasi janë pjekur bën që të pakësohet vitamina e tyre.
Bëhuni kreativ
Po, ju mund të hani një pjeshkë të freskët në dorë, por pse mjaftoheni me aq? Ju gjithashtu mund ta piqni ose skuqni këtë fryt të butë. Shtojini feta të saj në çajin tuaj të ftohtë ose limonadë ose hidhni pak në një blender me kos ose qumësht për të bërë një ëmbëlsirë të shëndetshme.
Pjeshka dhe nektarina shumë të përafërta
Pjeshkët kanë shumë ushqyes në lëkurën e tyre. (Vetëm sigurohuni që ju ta shpëlani para se t’i hani ato, për të larguar çdo papastërti.) Nëse nuk jeni një tifoz i lëkurës së tyre me push, mund ta zëvendësoni me një nektarin. Në të vërtetë ato janë pjeshkë. Vetëm një gjen tjetër i jep atyre një lëvozhgë më të butë.
Burimi / www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.