Në kurë e re për të luftuar humbjen e flokëve është zbuluar duke përdorur një ilaç që fillimisht mendohej të përdorej për të trajtuar osteoporozën. Studiuesit zbuluan se ilaçi kishte një efekt të madh tek rrënjët e flokëve, folikulat, duke i stimuluar ato që të rriten.
Ilaçi ka një përbërje që ka si objektiv një proteinë e cila frenon rritjen e flokëve dhe luan rol në humbjen e tyre.
Udhëheqësi i studimit Dr. Nathan Hawkshaw nga Universiteti i Mançesterit tha se ky ilaç mund të “sjellë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve”.
Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve:
- minoxidil, për burrat dhe gratë
- finasteride, vetëm për meshkuj
Të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive kështu që pacientët përdorin transplantin e flokëve në vend të këtyre barnave.
Studimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë.
Dhe Hawkshaw i tha BBC-së se një eksperiment klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt në njerëz.
Çfarë shkakton humbjen e flokëve?
Humbja e flokëve është një dukuri e përditshme dhe përgjithësisht asgjë për t’u shqetësuar. Disa lloje janë të përkohshme dhe disa janë të përhershme.
Burimi Ora News.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.