Lifestyle

May 10, 2018 | 9:10

Zbulohet kura për trajtimin e rënies së flokëve

Në kurë e re për të luftuar humbjen e flokëve është zbuluar duke përdorur një ilaç që fillimisht mendohej të përdorej për të trajtuar osteoporozën. Studiuesit zbuluan se ilaçi kishte një efekt të madh tek rrënjët e flokëve, folikulat, duke i stimuluar ato që të rriten.

renia-e-flokeveIlaçi ka një përbërje që ka si objektiv një proteinë e cila frenon rritjen e flokëve dhe luan rol në humbjen e tyre.

Udhëheqësi i studimit Dr. Nathan Hawkshaw nga Universiteti i Mançesterit tha se ky ilaç mund të “sjellë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve”.

Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve:

  1. minoxidil, për burrat dhe gratë
  2. finasteride, vetëm për meshkuj

Të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive kështu që pacientët përdorin transplantin e flokëve në vend të këtyre barnave.

Studimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë.

Dhe Hawkshaw i tha BBC-së se një eksperiment klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt në njerëz.

Çfarë shkakton humbjen e flokëve?

Humbja e flokëve është një dukuri e përditshme dhe përgjithësisht asgjë për t’u shqetësuar. Disa lloje janë të përkohshme dhe disa janë të përhershme.

Burimi Ora News.tv

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top