FB

November 11, 2026 | 11:30

Zbulohet një nëntip i ri i depresionit i lidhur me orën biologjike

Një studim i publikuar në British Journal of Psychiatry ka identifikuar një nëntip të depresionit, të quajtur “depresioni cirkadian”, i cili lidhet me çrregullimin e orës së brendshme biologjike të organizmit. Sipas studiuesve të Universitetit të Sidneit, kjo formë mund të prekë rreth një të katërtën e pacientëve të analizuar.

depresioni-ora-biologjike

Studimi, i bazuar në të dhënat gjenetike dhe klinike të më shumë se 11 mijë pacientëve australianë, tregon se depresioni cirkadian shoqërohet me vështirësi për të fjetur në orare të rregullta, gjumë të zgjatur, lodhje pas zgjimit, prirje për të qëndruar zgjuar deri vonë dhe ndryshime sezonale të humorit.

Sipas studiuesve, ky nëntip mund të ketë një profil klinik më kompleks, me episode depresive më të shpeshta dhe shenja biologjike e gjenetike të dallueshme. Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se pacientët mund t’u përgjigjen më dobët antidepresivëve tradicionalë dhe të përjetojnë më shumë efekte anësore.

Për këtë arsye, studiuesit theksojnë rëndësinë e trajtimeve që synojnë rregullimin e ritmit biologjik, përfshirë ekspozimin ndaj dritës së mëngjesit, ruajtjen e orareve të qëndrueshme të gjumit dhe zgjimit, aktivitetin e përditshëm dhe rregullsinë e vakteve.

Zbulimi mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve më të personalizuara për depresionin, duke marrë parasysh jo vetëm simptomat psikologjike, por edhe mekanizmat biologjikë që ndikojnë në ritmin gjumë-zgjim. Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate dhe për të përcaktuar mënyrat më efektive të trajtimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top