Këshilla & Arsye

June 9, 2022 | 15:35

Zoosadizmi / Mënyra se si i trajtojmë kafshët zbulon karakterin tonë të vërtetë

Nga Drilona Shehaj, Abazaj, psikologe

 

Prej kohësh ekziston një lidhje midis mizorisë ndaj kafshëve dhe sjelljes sociopatike. Kjo është diçka që prindërit dhe të rriturit e tjerë duhet ta marrin shumë seriozisht nëse shohin se po ndodh. Kjo sjellje mund të çojë në probleme serioze më vonë në jetë. Kafshët nuk meritojnë të trajtohen në mënyrë çnjerëzore nga një i rritur apo një fëmijë, dhe fëmijët duhet të mësohen të respektojnë kafshët, si dhe të kujdesen siç duhet për to. Është detyra jonë si shoqëri të zhvillojmë te fëmijët empatinë, dhembshurinë ndaj tyre.

0

Zoosadizmi është çrregullimi psikologjik që e bën individin të kënaqet duke vëzhguar ose shkaktuar vuajtje apo vdekjen e një kafshe. Është një ndër elementët që shërben në identifikimin e personaliteteve psikopatike dhe antisociale. Abuzimi ndaj kafshëve  mund të reduktohet në një masë të madhe, nëse njerëzit ndalojnë t’i trajtojnë kafshët si pronë e tyre personale, duke i konsideruar si krijesa të dobëta dhe të paafta për t’u vetëmbrojtur.

Të drejtat e kafshëve janë një çështje po aq e rëndësishme sa të drejtat e njeriut, dhe çështjes së abuzimit me kafshët duhet t’i jepet rëndësia e duhur duke ndëshkuar njerëzit që abuzojnë me kafshët në të njëjtën mënyrë që ndëshkohen njerëzit që abuzojnë me njerëzit ose fëmijët. Vetëm atëherë ka ndonjë shpresë për të reduktuar, dhe përfundimisht për të ndaluar abuzimin me kafshët. Për sa kohë që autorët e krimit lejohen të bredhin të lirë dhe nuk japin llogari për aktet e tyre të dhunës ose neglizhencës ndaj këtyre krijesave të pafajshme që kërkojnë dashuri dhe kujdes prej tyre, kjo nuk ka se si të ndalet.

Duhet të vendosen ligje të rrepta për të mbrojtur këto krijesa të dashura që janë në përgjegjësinë tonë.

01

***

Kafshët janë një mbështetje emocionale shumë e rëndësishme për njeriun. Në shumë studime të kryera kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë problemet e tyre të shëndetit mendor. Individë që përmendin përfitimet që kanë nga qentë, macet, apo çdo kafshë tjetër në menaxhimin e sulmeve të panikut, ankthit dhe depresionit. Përfitimet e njerëzve që kanë pjesëtarë të familjes së tyre kafshë shtëpiake:

-Kanë më pak gjasa të vuajnë nga depresioni

-Kanë presion të ulët të gjakut gjatë situatave stresuese

-Shfaq nivele të reduktuara të triglicerideve dhe kolesterolit (nivelet e larta mund të jenë tregues të sëmundjeve të zemrës)

-Mbijetojnë më gjatë pas një ataku në zemër

-Jetojnë më gjatë

Loja me kafshët shtëpiake rrit nivelet e serotoninës dhe dopaminës, duke nxitur qetësinë dhe relaksimin.

-Kafshët shtëpiake ofrojnë shoqëri dhe plotësojnë nevojën themelore të njeriut për prekje. Kontakti është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që janë të vetmuar ose që nuk kanë përjetuar më parë dashuri të ndërsjellë.

-Kafshët shtëpiake përmirësojnë sasinë dhe cilësinë e shoqërizimit, duke siguruar pika bisede kur takohen me njerëz duke ecur.

-Kafshët shtëpiake kërkojnë ushqim të rregullt, stërvitje dhe vëmendje dhe mund të sjellin strukturë në ditë.

-Përqafimi dhe përkëdhelja e një kafshe siguron lehtësim pothuajse të menjëhershëm nga stresi dhe ankthi.

-Qentë në veçanti inkurajojnë ushtrime të shëndetshme në natyrë që përmirësojnë mirëqenien fizike dhe mendore.

-Të rriturit e moshuar (përfshirë ata me sëmundjen e Alzheimerit ose skizofreni) mund të gjejnë më shumë kuptim dhe gëzim në jetë, të qëndrojnë më të lidhur dhe të rrisin vitalitetin e tyre nëpërmjet mbajtjes së kafshëve shtëpiake.

Fëmijët mësojnë më shumë dhembshuri, ndjeshmëri dhe përgjegjësi, duke forcuar inteligjencën e tyre emocionale, duke pasur kafshë shtëpiake. Një ndërveprim i tillë mund të jetë i dobishëm për fëmijët me çrregullim të deficitit të vëmendjes-hiperaktivitetit dhe autizmit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top