Marrëdhënie

November 9, 2017 | 12:31

4 gjërat që mund t’ju çojnë në divorc

Martesa është periudhë e vështirë. Por rezulton se ka një numër të madh gjërash të habitshme që mund ta bëjnë edhe më të vështirë.

Ekspertët e marrëdhënieve i quajnë “faktorë të rreziku”. Ashtu si faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës ose kancerin e gjirit, këto tipare rrisin shanset e një çifti për divorc.

Prindër të divorcuar-Divorci është më i zakonshëm tek fëmijët e prindërve të divorcuar.

Zakonet e alkoolit nuk përputhen me bashkëshortin tuaj-Studiuesit thonë se midis çifteve ku njëri ishte pijanec dhe tjetri nuk ishte, 45 deri 55 për qind u divorcuan përpara 10 vjetorit të tyre. Ndërkohë, kur të dy partnerët pinë – ose asnjëri nga partnerët nuk pinë, vetëm rreth 35 për qind e çifteve u ndanë.

Martesa në moshë të re-Sa më gjatë që prisni për martesë, aq më e fortë do të jetë lidhja juaj. Statistikat e fundit pikturojnë një pamje disi më komplekse të moshës ideale për t’u martuar; por lidhja në adoleshencë dhe në fillim të viteve të 20-ta ende duket se rrit rrezikun e divorcit.

Bukuria- Partnerët me pamje të mirë e kanë më të vështirë të qëndrojnë së bashku në një martesë. Atraktiviteti fizik lidhet me shanse më të larta për divorc. Njerëzit fizikisht tërheqës janë më të prekshëm ndaj tundimit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top