Këshilla & Arsye

November 14, 2017 | 9:30

Fjalët që tregojnë se jeni të stresuar

Mund të mendoni se gjuha e folur dhe stresi nuk kanë asnjë lidhje së bashku, por ja që e kemi menduar gabim, duke qenë se një studim i fundit ka treguar se në fakt gjuha që përdorim lidhet direkt me stresin.

stres

Më saktësisht, nëse ju përdorni fjalë si ‘pra’, ‘shumë’ dhe ‘vërtetë’, më shumë se dy ose tre herë në një fjali tregon se ju po vuani nga stresi.

Gjithashtu ndryshe nga sa mendohet, njerëzt e stresuar flasin më pak, sesa ata që vuajnë nga stresi. Nëse dikush flet shumë tregon se është i tensionuar por jo i stresuar, ndaj mos u keqkuptoni.

Gjithashtu personat e stresuar, sipas studiuesve, flasin më pak me përemra. Ata nuk e nisin fjalinë me (ai, ajo) por direkt me emrin e tyre dhe madje edhe kur ju referohen për të dytën herë, përdorin sërish emrin dhe jo një përemër siç do ndodhte normalisht.

“Gjuha reflekton se si njerëzit lidhen me botën në përgjithsi dhe ne duhet të nisim të eksplorojmë tashmë gjuhën për të kuptuar shumë problematika qofshin sociale apo edhe probleme të mundshme të mendjes. Merremi gjithmonë me sjelljet e njerëzve duke anashkaluar komponentin më të rëndësishëm: gjuhën!”, shprehet drejtuesi i studimit James Pennebaker.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com